MENU
klinika

Nga Elona Agolli

Nazimeja, pengu i të madhit Dritëro

04.09.2018 - 18:57

Halla ime , e bukura dhe e mira Nazime , si sot dy vjet më parë pushoi së frymëmarri.

Atë pasdite babi ishte i përhumbur , i zhytur në kujtime e mendime.

E dinte që halla kohët e fundit nuk ishte mirë , por megjithatë lajmi i ndarjes nga jeta i motrës së vetme ( për të cilën ndjente përherë dobësi ) i theksoi nevojën dhe dëshirën për të përjetuar në vetmi dhe teresisht i mbyllur në vetvete , dhimbjen.

Fliste me zor atë pasdite , sytë i kishte të njomura nga lotët ( si në të rrallat herë) , psherëtiu dhe tha: Ishte më e vogël se unë , e shkreta. Vuajti shumë.

Ato çaste ndjeva sikur ai donte t’i therriste vdekjes , ta afronte qoftëlargun.

“Në kohën kur vdiq Nazimeja, motra e vogël e tim eti – rrëfen Dritëroi në kujtimet e tij – nënës sime i dridhej barra në bark dhe lindi çupë , fëmijën e katërt.

I madhi me emrin Pëllumb pati vdekur, siç thonë , në moshën gjashtëmujore.

Ata që jetojmë jemi unë, Tajari dhe motra . Motra ka marrë emrin e Nazimesë së vdekur.

Me ndodh sikur - Dritero AgolliMe ndodh sikur - Dritero Agolli
Me ndodh sikur – Dritero Agolli

Kjo tregon se im atë , nëna, gjyshi dhe gjyshja e donin shumë Nazimenë dhe kishin dëshirë ta ringjallnin , duke ia përcjellë emrin e saj të porsalindurës.

Më vonë gjyshi im thoshte , se ja , kështu ngjallen ata që shkuan , ngjallen dhe mbushën odën.

Tani e kam fjalën për të dyja Nazimetë, që kanē lidhje me moshën time , moshën e të kujtuarit tē gjërave.

Nëna ime , pas dy muajve të vdekjes së Nazimesë , kunatës së saj , në vitin 1937 , lindi Nazimenë , motrën time.

Unë , i lindur më 1931 , isha gjashtë vjet.

Ngaherë i kthehej kësaj historie babi , historia e përjetësimit dhe përcjelljes së emrave , ashtu si do të vijojë edhe në të ardhmen ky përjetësim në brezat dhe trashëgimtarët e ardhshëm .

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit