Fitorja me Romën tashmë duket e venitur, pasi Milan në kampionat ka barazuar për të tretën herë radhazi, së fundmi me Empolin në transfertë 1-1. Një barazim që djeg, pasi kuqeinjtë ishin në avantazh, për më tepër, Milan rrëshket në vend të 14-të.
Milan pati fillimin më të mirë të mundshëm, teksa e gjeti golin e parë pas dhjetë minutash lojë. Goditja nga jashtë zone e Lucas Biglia u devijua nga Capezzi, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit vendas Pietro Terracciano.
Biglia’s goal against Empoli [via @TVACM]pic.twitter.com/emhDQ3rp0I
— Milan Eye (@MilanEye) September 27, 2018
Kuqezinjtë e Gattuso bënë pesë goditje në kuadratin e portës së Empoli, gjatë pjesës së parë, duke vënë një rekord sezonal, por pa arritur të gjejnë golin e dytë. Nëse nuk shënon, do ta pësosh dhe rregulli i pashkruar i futbollit u vërtetua në 20 minuta para fundit, kur Empoli fitoi një penallti, për faullin e shkaktuar nga Romagnoli, të cilën e shndërroi në gol Francesco Caputo.
La faute de Romagnoli sur Mchelidze, penalty Empoli. #EmpoliMilan pic.twitter.com/wOkjFMFC9Y
— FrSerieA Goals (@FrSerieAGoals) September 27, 2018
Milan pati një mundësi të artë edhe dy minuta para fundit, por portieri Terracciano, më i miri në fushën e lojës, bëri mrekullinë duke i thënë “jo” tentativës së Suso. Një pritje shpëtimtare që i dha një pikë vendasve dhe i mohoi fitoren Milan.
Skuadra e Gattuso ka marrë vetëm gjashtë pikë në pesë ndeshjet e para, duke ngjallur dyshime të mëdha për të ardhmen. Vlen për t’u përmendur se tek Empoli bëri një paraqitjes shumë të mirë mbrojtësi i kombëtares shqiptare Frederic Veseli, i cili luajti për 90 minuta.