MENU
klinika

Speciale/Maradona 35 vjet më parë

Ndërhyrja brutale që ndryshoi historinë e La Liga

27.09.2018 - 19:12

Ishte fundi i shtatorit i vitit 1983, pra 35 vite më parë, dhe një ndërhyrjeje në futboll, e tepruar apo jo, u bë debat masiv në futbollin spanjoll. Dhe pati pikënisje me dy emra të veçantë: Andoni Goikoetxea dhe Diego Maradona.

Gjithashtu, një skenë me rrethana të caktuara. Një ndeshje në “Camp Nou”, ku ishte mysafir Athletic Bilbao, me trajner Javier Clemente. Pritëse ishte Barcelona, me Maradonën në radhët e veta.

Ky i fundit ishte më i miri nga sezoni i kaluar, 1982-1983. Klubi i Barçës dëshironte të bënte kërcimin e madh me argjentinasin, i cili ishte në rrugën e tij për të qenë lojtari më i mirë në botë.

Ai kishte provuar në vitin 1980 dhe nuk kishte qenë në gjendje ta arrinte atë, me veton e qeverisë diktatoriale të Argjentinës, që e detyroi lojtarin të largohej nga vendi. Maradona ishte në gjendje të bëhej më i miri dy vite më vonë, pas Kupës së Botës në Spanjë, në të cilën Diego nuk zhgënjeu aq shumë, sa ekipi lokal.

Por, sezonin e parë, Maradona nuk ishte aq triumfues sa pritej. Si një shenjë e ndryshimit në qendër të gravitetit të klubit, stafeta e trajnerit kaloi nga gjermani Udo Lattek tek argjentinasi Cesar Luis Menotti. Vitin e dytë, “Pelusa” ishte në gjendje të plotë për të dhënë maksimumin.

Kjo ndodhi deri në atë ditë të pafat të 24 shtatorit 1983, kundër Athletic Bilbao. Ndeshja ishte e tensionuar, sepse ekzistonte edhe një “llogari e pambyllur” në pritje mes lojtarëve të të dy skuadrave, edhe pse klubet mbanin marrëdhënie të mira.

Për shembull, në sezonin 1980-1981, në “San Mamés”, Andoni Goikoetxea i kishte ndërhyrë mjaft ashpër Schuster, duke e lënë gjermanin jashtë fushave për disa muaj. Në minutën e 59-të, Barcelona po fitonte 2-0, por kishte disa ngacmime serioze nga kundërshtari.

GOIKO, për shembull, kishte rënë përtokë tashmë pasi Schuster i kishte ndërhyrë në një mënyrë disi “të gjallë”. Më vonë, kur ndeshja ishte nxehur dukshëm dhe rezultati kishte shifrat 4-0, Maradona mori topin larg nga zona kundërshtare dhe GOIKO i ndërhyn në mënyrë të dhunshme, nga prapa, direkt në kyçin e këmbës.

“Camp Nou”, i cili më parë brohoriti Schuster, kur e “palosi” GOIKO, ishte tashmë i heshtur. Maradona u përpoq të ngrihej, por nuk mundi, u nxor nga fusha me barrelë dhe me shenja shumë të këqija në lidhje me gjendjen e tij.

Kur përfundoi ndeshja, trajneri Menotti deklaroi se “ndoshta dikush duhet të vdesë në futboll, për ta ndryshuar këtë”. Clemente, trajner i Athletic Bilbao, ishte krenar për lojtarët e tij dhe pyeti gazetarët nëse e kishin parë ndërhyrjen e Schuster ndaj GOIKO, pak më përpara.

“Unë nuk e mbroj dhunën. Dhuna sot ka prekur Maradonën, por mund të prekte edhe dikë tjetër nga lojtarët e mi”. Raporti fillestar mjekësor i natës së incidentit njoftoi për thyerje serioze të kockave të kyçit të këmbës së majtë.

Lëndime marramendëse të ligamentit të brendshëm lateral. Maradona në lot. Periudha e rimëkëmbjes u vlerësua në tre muaj. Mirupafshim pothuajse një faze të plotë të kampionatit. Pas ndërhyrjes krirurgjikale, e cila ishte e kënaqshme, periudha e rimëkëmbjes së Maradonës u vlerësua jo më pak se katër muaj.

GOIKO u pezullua 18 ndeshje nga komisionet disiplinore të garës. Më pas, ky dënim u ul në 10 ndeshje dhe pastaj në 8 ndeshje, cka e rriti skajshëm zemërimin e Barcelonës. Dhunuesi i yllit argjentinas u rishfaq në kampionat në javën e 11-të.

Diego Maradona iu rikthye fushave më 8 janar, në javën e 18-të, duke shënuar dy gola kundër Sevilla. Por incidenti kishte një epilog jo aq të shëmtuar, sa të gjitha ato që i shkruajtëm më sipër. Athletic Bilbao dhe Barcelona janë pajtuar në finale të Kupës së Spanjës për këtë rast.

GOIKO vazhdoi të thoshte se nuk kishte asnjë qëllim për ta dëmtuar Maradonën, por pranonte se në kohët moderne të futbollit, ajo ndërhyrje mund të kishte qenë karton i kuq i drejtpërdrejtë. Ai thekson se, pas kësaj, Diego vazhdoi të ishte akoma lojtari më i mirë në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN