MENU
klinika

Humb betejën me kancerin

Ndërron jetë në moshë të re Miss Universi

10.09.2018 - 12:13

Chelsi Smith, ish-Miss Universi, prej një viti luftonte me vdekjen, por fatkeqësisht ka humbur betejën e saj me sëmundjen e kancerit në mëlçi.

Smith ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ajo fitoi kurorën e “Miss Universe” në vitin 1995, në garën që u mbajt në Namibi, në të njëjtin vit kishte rrëmbyer edhe kurorën e “Miss USA”. Paraqitja e saj e parë ishte në Miss Texas në vitin 1994, ku edhe fitoi konkursin.

Një vit më parë, Chelsi u diagnostikua me kancer në mëlçi, ndërsa pas shumë terapive në spitale, ajo në muajin gusht u zhvendos në shtëpinë e nënës së saj, atje ku ndërroi edhe jetë ditën e shtunë.