06.09.2018 - 23:14
Një sulm në zemër i ka marrë jetën ditën e sotme Burt Reynolds, ylli i filmave të viteve 1970 dhe kandidati për çmime Oscar. Reynolds ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në një spital në Florida, ku e pranishme ishte edhe familja e tij. Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në Smokey dhe Bandit të vitit 1977, Striptease e vitit 1996 dhe Boogie Nights e vitit 1997. Boogie Night i dha atij edhe nominimin për çmimin Oscar. Tetë vite më parë, aktori i ishte nënshtruar “bypass”-it në zemër, ndërsa tashmë nuk mundi të mbijetonte pas sulmit të zemër edhe pse kishte ende shenja jetë kur mbërriti në spital.