MENU
klinika

Detajet

Ndërtimet pa kriter në Durrës/ Deti gërryen tokën

30.09.2018 - 13:54

Erozioni, si një nga format e degradimit të tokës, është mjaft i dukshëm në brigjet e Adriatikut, sidomos në rrugën që lidh Porto-Romanon me Bishtin e Pallës. Brezi i rërës aty nuk është më.

Bunkerët, që dikur ndodheshin në breg, tani janë disa metra larg tij e të mbuluar nga uji.

Rruga e asfaltuar së fundmi është dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj nga deti. Vija bregdetare Durrës-Bishti i Pallës ka një gjatësi prej afro 16 km dhe, për shkak të përbërjes së saj ranore e argjilore, është tejet e rrezikuar nga veprimtaria detare, që e ka shtyrë vijën bregdetare në drejtim të lindjes në shumë sektorë të saj.

kolana e librave

Ndërtimet pa kriter në bregdet, ashtu si gërryerja e shtratit të lumejve dhe devijimi i tyre, janë kthyer në rrezik evident për ekzistencën e mjaft plazheve përgjatë Adriatikut.

Ato janë kthyer në barrierë për lëvizjen e lirë të aluvioneve e sedimenteve, duke prishur ekuilibrat natyrorë në bregdet dhe rrezikuar jo vetëm plazhet, por edhe infrastrukturën rrugore, banesat dhe jetën në komunitet.