MENU
klinika

Zhvillimet e fundit

Ndryshon plani i Zidane, e ardhmja e tij në…

30.09.2018 - 13:33

Dje, mediet angleze shkruanin se Zinedine Zidane po mëson anglishten për të zëvendësuar Jose Mourinho-n te Manchester United, që për ironi të fatit, humbi ndeshjen e radhës ndaj West Ham pak orë më vonë. Por trajneri francez pritet të kalojë te Juventus.

E ardhmja e Zidane është ajo drejtorit sportiv, një detyrë e lënë bosh dje nga Beppe Marotta, që dha dorëheqje. Trajneri kampion i Europës do të rikthehet si drejtues te bardhezinjtë pas karrierës së futbollist te kjo skuadër një dekadë më parë.

Mediat italiane konfirmojnë se presidenti Andrea Agnielli ka arritur të bindë Zizu që të marrë postin e drejtorit sportiv të Juventusit, pozicion që nga dita e hënë do të jetë bosh, pas largimit të Giuseppe Marotta.

Mourinho dhe Zidane
Mourinho dhe Zidane

Ky i fundit ka konfirmuar se pas 8 vitesh si arkitekti i Juventusit që po dominon në Serinë A do të divorcojë dhe nuk do të rikandidojë më për këtë post. Marotta konfirmoi pas fitores 3-1 të Juves ndaj Napolit se presidenti Agnelli kërkon emra të rinj në drejtimin e klubit, ndaj do të largohet.

Dhe emri i Zinedine Zidane është ai më i lakuari orët e fundit si pasardhësi i Beppe Marotta në postin e drejtori sportiv të Juventusit, duke dhënë ndihmesën e tij për të rikthyer bardhezinjtë në majën e Europës.

Zizu do të vinte me kënaqësi në Torino, ku do të gjente mikun e tij Cristiano Ronaldo, që e drejtori sezonet e fundit te Real Madrid. Një emër i madh, një Juventus që nis të ndërtojë një ekip edhe më të madh, për të dominuar jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN