“Gjanicës nuk i zihet besë!” Këtë e thonë të gjithë banorët e zonës. Lumi që del nga shtrati mesatarisht dy herë në vit është i rrëmbyer gjatë stinës së dimrit kur prurjet shtohen. Ndaj për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve, autoritetet vendore në Fier kanë nisur pastrimin nga mbeturinat të lumit nga grykëderdhja e deri përgjatë gjithë gjatësisë së tij.
Për autoritetet vendore të angazhuar në këtë aksion të përvitshëm, sasia e akumuluar këtë vit e mbeturinave dhe mbetjeve inerte është e konsiderueshme. Pastrimi me themel i Gjanicës nisi për të parën herë në vitin 2015, por vit pas viti mbetjet që hiqen prej shtratit të tij janë të mëdha.
Vëmendje e veçantë i kushtohet pastrimit poshtë urave ku grumbullohen mbetjet por edhe pikave ku lumi ka tendencë të ngushtojë shtratin e tij. Kryerja e këtij rituali për të tretin vit rradhazi shton shpresën që të shmangen mundësinë që përmbytjet në këtë zonë të Fierit të mos jenë më një dukuri e përsëritur.
Pjesë e pastrimit të tërritorit përgjatë shtratit të Gjanicës ka qenë edhe prishja e ndërtimeve pa leje, një aksion i nisur në bashkëpunim me IKMT-në dhe Bashkinë e qytetit. Ndërkohë që për rehabilitimin e plotë të shtratit të lumit, Bashkia ka dhe një projekt konkret të bërë publik në maj të këtij viti që synon të heq Gjanicën nga lista e “arterieve të zeza” të Fierit.
Pwrgatiti: E.N.