MENU
klinika

Struktura turstike akomoduese

Në Gjirokastër çelen 67 bujtina të reja

06.09.2018 - 14:05

Fluksi i turistëve në Gjirokastër është një motiv më shumë që pronarët e banesave karakteristike t’i shëndrrojnë ato në bujtina që strehojnë çdo vit gjithnjë e më shumë vizitorë që zgjedhin Gjirokastrën si destinacion të pushimeve te tyrë. Ilir S., një prej administratorëve të 67 bujtinave të çelura në 3 vitet e fundit tregon se fokusi i interesit të turistëve është njohja me traditën dhe arkitekturën e brendshme të shtëpive gjirokastrite:

“Jemi përpjekur të ruajmë me detaje stilin origjinal të banesës së hershme me qëllim që t’i përgjigjemi interesit të turistëve. Rezultati është i kënaqshëm” – shton më tej ai.

Të gjitha bujtinat e hapura gjatë kësaj perudhe ndodhen në zonën muzeale ku taksat e pushtetit vendor janë zeruar prej kohësh për subjektet private që operojnë në këtë pjesë të qytetit. Pavarësisht rëndësisë që ka kjo zonë numri i ambjenteve akomoduese ka qënë në shifrat të pakonceptueshme. Në zonën muzeale numëroheshin vetëm 3 bujtina.

Falë organizimit dhe bashkëpunimit me zyren turistike pranë bashkisë Gjirokastër prenontimet janë gjithnjë në rrritje nga viti në vit, duke shtuar dhe numrin e njerëzve në këto strukturave akomoduese. Vladimiri, një tjetër administrator bujtine i sheh bujtinat si një mundësi punësimi familjar.

“Prej 4 vitesh jam kthyer nga Greqia ku kam jetuar si emigrant për 17 vjet. Kursimet mendova t’i investoja pikërisht në këtë biznes dhe po punoj së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët e mi. Deri tani jemi të kënaqur dhe shpresoj të vazhdojnë kështu” – tregon me optimizëm Vladimiri.

Kthimi i banesave karakteristike në bujtina shërben dhe për ruajtjen e trashëgimisë apo infrastukturës së Gjirokastrës. Investimi pranë tyre mban në këmbë këto banesa shekullore, duke ndihmuar në ruajtjen e peisazhit karakteristik të qytetit të gurtë, që për fat të keq në shumë zona e ka humbur.

Përgatitje: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beteja e monumenteve me kohën

Thellohen çarjet në muret e “Argjiros”