MENU
klinika

Dossier

Në Shkodrën e valleve që këndohen

05.09.2018 - 16:18

Ishte viti 1870 kur në Shqipëri u krijuar banda e pare muzikore. Drejtuesi i parë i saj ishte Palok Kurti, nje artist popullor shkodranë dhe atdhetar i flaktë. Ky vit shënon nisjen e rrugëtimit të muzikës qytetare shkodrane. E lindur në një ambient e në rrethana të caktuara historike, kjo këngë ka fituar tipare të përcaktuara mirë si gjuhë muzikore.

Më vonë lindi banda muzikore e Frano Ndojes, ndërsa në vitin 1901 u krijua edhe formacioni i bandës artizanatit. Pjesëmarrës ishin 50 instrumentista dhe drejtoheshin nga Palok Kurti. Ata ishin nxënës të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, u arrit brenda një kohe të shkurter të përvetësoheshin instrumentat popullore. Ndër formacionet që fituan një popullaritet të madh, që banda e shkollës “Plotore e Parrucës”, nën drejtimin e Sule Licaj. Në fillim, banda pati 15 vetë, por më vonë arriti në 50 anëtarë.

Repertori i këngës qytetare shkodrane është shumë i pasur dhe i larmishëm, por ndër më të lashtat janë këngët e dasmës ose vallet e kënduara, të cilat përbëjnë edhe një ndër pjesët më të vyera trashëgimisë shpirtërore dhe artistike të popullit tonë.

Këngët e dasmës shkodrane

Shkodranët këndojnë gjithmonë, veçanarisht në raste gëzimi siç janë dasmat. Dasma shkodrane, zhvillohet sipas një ceremoniali të përcaktuar mirë, i njohur dhe i zbatuar me përpikmëri si nga ana e shtëpisë së djalit, ashtu edhe nga ana e vajzës. Në këtë pikë, Shkodra ka një veçori, ndryshe nga të gjitha qytetet e tjera, vallet shkodrane nuk kërcehen, por këndohen. Megjithatë, në repeptorin e këngëve të dasmës shkodrane kemi ndonjë valle, e cila këndohej e shoqëruar edhe me lëvizje.

Në këngët shkodrane, vajzën e shëmbëllejnë me “zambakun e bardhë” si shenjë e pastërtisë dhe fisnikërisë, me “trëndafilin” si shenjë e zjarrtë e dashurisë; me “lulen e allit”, “shebojën”, “gjyljakun”, “marangjylin” e plot lule tjera që ai ka zgjedhur me kujdes për t’i kënduar bukurisë së saj. Edhe pse të pakta në numër, nuk mungojnë gjithashtu këngët që i këndojnë hijeshisë dhe virtyteve të djalit. Kujtojmë këtu këngët “Broj një pëllumb i bardhë”, “Bini karajfili i bardhë”, apo këngët ku djali krahasohet me “bilbilin” këngëtar, “lejlekun” shtegtar, trimin “sokol me fletë” etj si këto.

Këngët e Ahengut Shkodran

Pjesë e folklorit të pasur muzikor të qytetit të Shkodrës janë edhe këngët e ahengut, këngë që mjeshtrat popullorë shkodranë i kanë trashëguar brez pas brezi. Këngët e ahengut kanë lindur si nevojë e natyrshme, për të thënë diçka më tepër se vallet e kënduara, për të transmetuar një përmbajtje të re, një realitet shoqëror të ri që solli vetë zhvillimi i qyteteve. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës.

Një vend të veçantë në këngët e ahengut shkodran zënë këngët e trimërisë, si evokim i traditave luftarake të popullit tonë. Përmbajtja e re i ka diktuar krijuesit popullor nevojën e përdorimit të një ritmike dhe intonacioni jo thjeshtë qytetar. Në strukturën e këtyre këngëve vërejmë prirjen për t’iu shmangur modeve karakteristike të këngëve të ahengut, gjë që në shumë raste i afron këto këngë me intonacionet e këngëve të trimërisë që këndohen në Malësi.

Jaret

Një nga kryeveprat e muzikes popullore shkodrane janë edhe Jaret. Për interpretimin e jarieve të vërteta, thelbësore është që duhet të njihen domosdoshmërisht shumë mirë disa nga karakteristikat themelore të saj si: Frymëmarrja shumë e gjerë e melodisë, e cila vjen si pasojë e shtrirjes shumë të gjerë, që fillon që nga regjistri i ulët vokal deri te notat e larta, akute, të cilat do t’i ëndërronte t’i kishte edhe një këngëtar lirik.

Tipari i dytë është pasuria e jashtëzakonshme melizmatike – zbukuruese e melodisë, me apoxhiatura, me nota zbukuruese, me mordente shumë të holla: glissando, rrëshqitje zanore marramendëse, si edhe grupete prej katër, pesë, e gjashtë notash etj. Tipari i tretë është Ndërtimi strukturor i melodisë së këngës, i cili është tej mase i pasur. Fatkeqësisht, sot, shumë prej bilbilave të këngeve popullore shkodrane nuk jetojnë më por kanë lënë pas një pasuri të jashtezakonshme kulturore e artistike.

Përgatiti: K.Zh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit