Zemra e njeriut fillon të zhvillohet nga fundi i muajit të parë të shtatzënisë dhe i duhet edhe tetë javë të tjera për t’u zhvilluar dhe marrë formën e një zemre të një adulti.
Gjatë kësaj periudhe, afërsisht 10 në 1000 fëmijë të lindur paraqesin vese të lindura të zemrës të cilat mund të jenë nga më të lehtat deri në format më komplekse.
Shkaku i veseve të lindura të zemrës është i panjohur, por informacionet më të reja, sugjerojnë që shkaku mund të jetë gjenetik.
Në disa raste janë të shoqëruara me probleme të tjera mjekësore sikurse për shembull, nëse nëna ka qenë infektuar nga Rubeola gjatë shtatzënisë.
Shumica e mjekëve nuk mendojnë që veset e lindura të zemrës janë të trashëgueshme në sensin që kalojnë nga prindërit tek fëmijët, por më tepër mendojnë që fëmijët e prindërve me vese kardiake do të kenë probabilitet më të madh për të lindur me një anomali kardiake.
Disa vese të lindura diagnostikohen shumë shpejt pas lindjes ose edhe ndërkohë që fëmija nuk ka lindur akoma duke përdorur ekokaridografinë. Ndërkohë, këto vese mund të diagnostikohen edhe më vonë, për shembull gjatë shkollës, ose në disa rrethana më të rralla, këto defekte të mbeten të pa diagnostikuara deri në moshë të rritur.
Një nga treguesit e prezencës së një vesi të lindur të zemrës në një të sapolindur është një ngjyrë blu e lëkurës. Disa fëmijë të tjerë mund të vuajnë nga mushkëritë, dhe kjo mund të jetë e lidhur me pamjaftueshmërinë kardiake. Zhurmat e zemrës mund të tregojnë praninë e veseve të lindura, megjithëse jo gjithmonë.
Në rast se një defekt kardiak dyshohet tek një fëmijë, pediatri i fëmijës do të rekomandojë një elektrokardiogram dhe mundësisht një ekokardiogram.
Procedura të tjera të cilat përdoren për të diagnostikuar veset e lindura të zemrës përfshijnë kateterizimin kardiak si dhe rezonancën manjetike.
Pasi vesi i lindur i zemrës është diagnostikuar dhe analizuar, pediatri juaj si dhe kardiologu pediatër do të zhvillojnë një plan trajtimi.
Kjo mund të kërkojë veçse procedura diagnostike periodike dhe përdorimin e ilaçeve. Në raste të tjera, kateteret mund të përdoren për të hapur një valvol kardiake të ngushtuar ose për të mbyllur ndonjë vrimë në zemër. Mund të rekomandohet interventi kardiak, sikurse në raste të tjera, transplanti kardiak mund të jetë opsioni më i mirë.
Ekzistojnë shumë tipe të veseve të lindura të zemrës. Nga 11 defektet e paraqitura më poshtë, nëntë të parët janë shumë të zakonshëm. Dy të fundit janë më të rrallë si dhe më të vështirë për t’u korrigjuar kirurgjikisht.
Defekti kardiak %
– Defekti interventrikular 30.5
– Defekti interatril 9.8
– Duktusi arteriosus i hapur 9.7
– Stenoza pulmonare 6.9
– Koarktacioni i aortës 6.8
– Stenoza e aortës 6.1
– Tetralogyjia e Fallot 5.8
– Transpoziocioni i enëve të mëdha të gjakut 4.2
– Trunkus arterioz 2.2
– Atrezia trikuspidale 1.3
– Gjithë të tjerat 16.5
Defekti interventikular që përbën edhe 30% të veseve të lindura kardiake është edhe defekti me incidencë më të lartë.