MENU
klinika

USA, National Football League

NFL, përmbysje e pabesueshme e Cleveland

21.09.2018 - 22:27

Mund të quhet një fitore historike. Mallkimi që zgjati plot 635 ditë më në fund u thye. Skuadra e Cleveland Browns, që luan në NFL (National Football League) arriti të fitojë 21-17 ndaj New York Nets në stadiumin e saj “First Energy Stadium”.

Pas fitores ka nisur një festë të jashtëzakonshme, që mungonte prej gati dy vitesh. Festë për trajnerin Huge Jackson, që nuk besonte te fitorja, duke qenë se skuadra e tij ndodhej në disavantazh 3-14 në fund të çerekut të dytë. Por më pas skuadra e Cleveland arriti të përmbysë shifrat dhe të fitojë.

Fitorja në NFL mungonte që prej 24 dhjetorit të vitit 2016, kur skuadra e Cleveland Browns mundte në shtëpinë e saj LA Charges, por më pas një krizë e madhe përfshiu skuadrën, që vetëm sot arriti të shohë pak dritë e shpresë.

National Football League cleveland NFL
National Football League cleveland NFL

Pavarësisht kësaj fitoreje, skuadra e Cleveland mban ende nofkën e ekipit më të keq të historisë së NFL-së. “Lot gëzimi pas kësaj fitoreje, që shpresoj të pasohet nga të tjera. Duhet vetëm të besojmë te forcat tona”, – tha trajneri Jackson.