MENU
klinika

Yjet e Muzikës

Nick Cave, ylli i rock-ut alternativ

29.09.2018 - 14:52

Nick Cave është këngëtari australian i famshëm për grupet “Grinderman” dhe “Nick Cave&The Bad Seeds”.

Jetëshkrim i shkurtër
Lindi në Warracknabeal, Australi, më 22 shtator 1957. Nick Cave u bashkua me shokun e shkollës Mick Harvey në vitet ’70 për të formuar grupin “The Birthday Party”. Në vitin 1982 publikuan albumin e parë “Junkyard”. Një vit më vonë, grupi u shpërbë dhe Cave nuk humbi kohë për të krijuar një grup të ri: “Nick Cave & the Bad Seeds”. “The Bad Seeds” krijuan një rrymë të re e cila ishte ndërmjet rock-ut dhe baladave të errëta. Tekstet e Cave ishin poezi tavernash, shkrirje mes dashurisë dhe vrasjeve. Nick Cave është gjithashtu autor librash dhe skenarësh. Herë pas here ai ka bërë dhe kritikë filmi, por edhe ka luajtur në disa filma.

“The Bad Seeds”
Mick Harvey u bë pjesë e “The Bad Seeds”, së bashku me Blixa Bargeld, e Einstürzende Neubauten, një grup legjendar gjerman

From Her To Eternity (1984) do të ishte albumi i parë i grupit të ri i cili rezultoi të ishte një punë e përsosur, album më i mirë sesa albumi që Cave bëri me “The Birthday Party”. Grupi u zhvendos nga Los Anxhelos në Berlin, dhe atje Cave shkroi romanin “And the Ass Saw the Angel”, roman i cili do të merrte kritika dhe do të krahasohej me veprat e William Faulkner

Cave nuk e la pas dore muzikën. “The Bad Seeds” publikuan albumin “The Firstborn Is Dead” në 1985. Më vonë “Your Funeral … My Trial” dhe “Kicking Against the Pricks” do të ishin sukseset e vitit 1986. Në fund të viteve 1980, Cave u zhvendos në Brazil për t’u bashkuar me një grua të cilën e njohu në një nga turet e veta , Viviane Carneiro. Në vitin 1988 Nick Cave publikoi “King Ink” e cila ishte një përmbledhje tekstesh, dramash dhe prozash.

Në fillim të viteve ’90, këngët e Cave nisën të tingëllonin më tepër si balada. Ndër to ishin këngët: “The Good Son”, “Henry’s Dream” (1992) dhe “Murder Ballads (1996)”. “Murder Ballads” ishte albumi që e bëri Nick Cave edhe më të famshëm pasi në këtë album pati bashkëpunime me PJ Harvey, Shane MacGowan dhe Kylie Minogue.

Cave vijoi punën me “The Bad Seeds” duke bërë disa albume: “Let Love In” (1994) “The Boatman’s Call” (1997) dhe “No More Shall We Part” (2001). Ai së bashku me disa anëtarë të “The Bad Seeds” formuan grupin “Grinderman” të cilët publikuan dy albume: “Grinderman” (2007) në vitin “Dig, Lazarus, Dig !!!” 2008. Të dy albumet ngjitën në skenën e muzikës një Nick Cave tërësisht të ndryshuar i cili e rigjeti suksesin duke e çuar artin e tij në një tjetër nivel.

“Nick Cave & The Bad Seeds” u kthyen në 2013 me “Push the Sky Away”, albumin e tyre të 14-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN