MENU
klinika

Zëvendësuesi i Vlahutin

Nis punën ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

04.09.2018 - 18:42

Italiani Luigi Soreca ka nisur punën për përfaqësimin e vendit në Parlamentin Evropian, pas largimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

Në rrjetin e tij social, Twitter ai ka postuar një foto nga Parlamenti Europian duke rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit.

‘Dita e dytë e konferencës së Ambasadorëve në Parlamentin Europian. Në mbledhje do të diskutohet për ekonominë, ndryshmet e klimës, migrimi, dhe roli i BE-së në botë. Edhe njëherë rikonfirmohet mbështetja e fortë e BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit’, ka shkruar ai. 

Soreca u emërua në Shqipëri në datë 19 korrik pas largimit të Romana Vlahutin.

kolana e librave

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

 

M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një i sëmurë infekton gjithmonë e më shumë të shëndetshëm"

Koronavirusi/ “Sot jemi përkeqësuar me 24%”/ Biologu Ruka: Situata po rëndohet…

“Rastet në botë u dyfishuan gjatë 6 javëve të fundit”

OBSH: Për të thyer hallkat e transmetimit dhe zhdukjen e virusit, thelbësore…

Misteri i origjinës së Covid-19

‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’!

Flet doktori që hartoi strategjinë e suksesshme të Zelandës së Re

COVID-19/ Pse zgjodhëm eleminimin total?