MENU
klinika

Martohet blogerja dhe reperi

Një dasmë përrallore në Itali

01.09.2018 - 21:22

Sot ishte dita e shumëpritur për blogeren e njohur italiane, Chiara Ferragni, dhe reperit italian Fedez. Ata sapo celebruan dashurinë e tyre në martesë. Nga pamjet e para të publikuara nga vetë blogerja dhe nga familjarë të saj, çdo gjë ka qenë përrallore, ashtu siç dhe pritej.

Chiara, siç dhe kishte lajmëruar para pak ditësh, kishte zgjedhur një fustan të stiluar nga Maria Grazia Chiuri nga Dior. Fustani ishte dantellë i mbyllur në pjesën e sipërme dhe vazhdonte i gjatë dhe me bisht në pjesën e poshtme. Chiara shkëlqente e tëra në të dhe dukej që ishte pikërisht ai për të cilin kishte ëndërruar.

Një përzgjedhje më shumë gusto ishin gjithashtu fustanet e shoqërueseve të nuses. Blogerja përzgjodhi Alberta Ferrettin për fustanet e tyre. 5 fustanet ishin në ngjyrë rozë të ëmbël, pastel, te gjatë dhe shoqërueset dukeshin elegante e shumë bukur me to.

Çifti, që tashmë janë bërë prindër të një djali, Leos, zgjodhën Sicilinë për të celebruar dashurinë e tyre. Lot gëzimi dhe shumë lumturi duken në disa prej fotove të publikuara nga ceremonia përrallore.