MENU
klinika

Premiera në Gjirokastër

“Një krevat për tre”, premiera që emocionoi publikun

22.09.2018 - 08:36

“Një krevat për tre” ishte premiera e vendosur ne skenën e teatrit Zihni Sako në Gjirokastër e cila u duartrokit nga publiku e njëherazi dhuroi tek spektatorët të qeshura dhe emocione pa fund.

Kjo komedi është e autorit të madh francez Andre Roussin ndërsa erdhi pranë publikut Gjirokastrit nën regjinë e Vasil Çukllës dhe interpretimit të shkëlqyer të aktorëve Klement Konomi, Viktor Çaro, Liliana Ristani, Rrapo Kapurani si dhe Edi Çaro, që njeherazi ky i fundit kishte dhe interpretimin e tij të parë duke ja dalë shkëlqyeshëm.

“Në vetvete kjo komedi sillte tradhëtinë bashkëshorte e cila nga një dëshirë hakmarrje deri në vdekje,kthehet në lidhje miqësie mes personazheve,një realitet ndoshta pak larg konceptit shqiptar,por që falë interpretimit ajo u soll për publikun në mënyrën më profesionale të mundshme” do të shpreheshin aktorët që interpretuan për mbi 120 minuta.

Kjo ishte një tjetër premierë e vendosur në Teatrin profesionist Zihni Sako.Gjatë 5 muajve të fundit në skenën e tij janë vendosur mbi 42 premiera dhe shfaqe ku mbështetja bashkisë Gjirokastër dhe Agjensisë së Kulturës,ka qënë maksimale duke rikthyer për artdashësit dhe publikun institucionin i cili prej kohësh heshte.

Nje krevat për tre do te vendoset në skenë edhe në datat 22 e 23 Shtator.

E. B

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakli i radhës në Shkodër

“Turbo Show” në teatrin “Migjeni”

"Princi i vogël" që ngjit në skenë një aktore të madhe

“PRINCI I VOGËL” i Yllka Mujos