MENU
klinika

Sipërmarrja private

Një në katër biznese hapet në tregti

29.09.2018 - 16:18

Përgjatë gjithë vitit të kaluar, në Shqipëri janë regjistruar afro 25 mijë biznese të reja, të cilat e kanë çuar në 162 mijë numrin total të ndërmarrjeve në vendin tonë. Por, ku kanë investuar më së shumti shqiptarët? Në vend të parë, me 25% të totalit janë pikërisht ndërmarrjet që operojnë në fushën e tregtisë, ose 6237.

Një në katër shqiptarë që ka vendosur të hapë një aktivitet gjatë vitit të kaluar, ka zgjedhur të bëjë tregti. Këto ndërmarrje në pjesën dërrmuese i referohen dyqaneve tradicionale, ose ushqimore ose të veshmbathjeve apo aksesorëve të tjerë.

Në vend të dytë, ndërkohë, me 23.1% të totalit ndjek bujqësia, ose 5768 ndërmarrje. Vendin e tretë e zë kategoria e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe pijeve, me 4268 ndërmarrje. Duke pasur parasysh faktin se akomodimi zë një pjesë të vogël, me vetëm 1421 ndërmarrje në të gjithë territorin e republikës, kjo kategori, në pjesën dërrmuese i referohet bareve dhe restoranteve. Në këtë kategori ka shkuar 17.1% e ndërmarrjeve të reja të regjistruara gjatë vitit të kaluar në ekonominë shqiptare.

Me 4.5% ndjek industria. Të dhënat konfirmojnë se shqiptarët vijojnë të investojnë në ndërmarrje të vogla, me kosto të ulëta investimi, dhe që në pjesën dërrmuese të rasteve shihen si një alternativë ndaj punësimit. Këtë e vërteton fakti se, 65% e ndërmarrjeve të reja, gjatë vitit 2017, kanë qënë dyqane, bare apo ndërmarrje bujqësore.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë edhe e-fatura

Forcohet kontrolli elektronik i faturave

Kërkesa në stanjacion

42.5% e bizneseve me borxhe


"The Economist"/ Putin bombardon infrastrukturën e energjisë

Si përballen ukrainasit pa energji elektrike

Emigracionit ka shtuar më shumë problemin

A po vjen recesioni i “kravatave të bardha”?

"Çmimi i naftës duhet të ishte nën 200 lekë"

Konfindurstria kritikon Bordin e Transparencës

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Vështirësitë me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë në Gjermani