MENU
klinika

Kriza në koalicion

Çfarë po ndodh? Tjetër skandal në qeverinë Merkel…

18.09.2018 - 11:23

Merkel po lufton edhe një krizë tjetër qeveritare në Gjermani pasi një përplasje dramatike nisi brenda koalicionit të saj lidhur me një skandal.

Kancelarja gjermane do të zhvillojë bisedime të reja emergjente të martën për të mbajtur qeverinë e saj të bashkuar, ndërkohë që partnerët e saj të koalicionit kërkojnë që ajo të shkarkojë kreun e inteligjencës vendase.

Kjo situatë vjen pasi protesta të reja anti-emigrante u planifikuan të dielën nga organizata PEGIDA dhe pasi një protestues i ekstremit të djathtë u burgos të premten për pesë muaj sepse kishte bërë një përshëndetje naziste gjatë një proteste në qytetin lindor të Chemnitzit .

Merkel-Seehofer

Por në qendër të konflikteve është Hans-Georg Maassen, kreu i shërbimit të fshehtë të inteligjencës të Gjermanisë, i cili tronditi vendin kur kundërshtoi publikisht Merkelin lidhur me protestat neonaziste në Chemnitz.

Ndjenja kundër emigrantëve është në një rritje në Gjermani, tre vjet pasi Gjermania pranoi mbi një milion azilkërkues në vend gjatë krizës së refugjatëve. Ka tensione në rrugë dhe në qeveri, pasi partia më e madhe opozitare e Gjermanisë, ka ndihmuar në organizimin e protestave dhe e ka quajtur Merkelin përgjegjëse për trazirat.

Partnerët kryesorë të koalicionit të kancelares, Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD), po kërkojnë që zoti Maassen të shkarkohet sepse ata thonë se ai bëri  një përpjekje të hapur për të ndërhyrë në politikë.

Por shefi i inteligjencës po mbrohet nga Horst Seehofer, ministri i brendshëm dhe udhëheqësi i partisë Bashkimi Kristian Social (CSU).

Merkel tanimë ndodhet në një dilemë. Ajo nuk mund ta shkarkojë shefin e inteligjencës pa shkarkuar edhe ministrin e brendshëm. Nëse z. Seehofer shkarkohet, ekziston rreziku që ai do të heqë partinë e tij nga koalicioni.

Merkel

Pavarësisht nga skandali, zoti Maassen thuhet se do të dyfishojë madhësinë e agjencisë së tij me gati 6,000 punonjës, sipas revistës Der Spiegel.

Mosmarrëveshja qëndron në vërejtjet që Maassen bëri në një intervistë për gazetën duke kundërshtuar drejtpërdrejt Merkelin.

“Është e qartë se Maassen duhet të largohet. Merkel duhet të veprojë tani, “tha të enjten Lars Klingbeil, kryetari i SPD-së, dhe disa parti opozitare u bashkuan për të kërkuar shkarkimin e tij.

Nuk është sekret që znj. Merkel do të dëshironte të pushonte nga puna Maassen dhe ministrin e brendshëm, por ajo po planifikonte të priste deri pas zgjedhjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN