MENU
klinika

Sapo erdhën në jetë

Njihuni me binjakët Ping dhe Pong!

21.09.2018 - 10:01

Bashkëshortja e Chris Evans ka sjellë në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit në BBC Radio 2, thotë se “Ping dhe Pong lindën mirë mbrëmjen e shkuar. “Të dy të shëndetshëm, të fortë, i lumtur dhe i bekuar, siç thoshte nëna ime”.

Lajmi u bë i ditur live në emisionin e tij, që po drejtohej nga Sara Cox, në mungesë të tij. Bashkëshortja e Chris, Natasha Shishmanian bëri një lindje të induktuar të mërkurën.

Të gjithë u gëzuan për ardhjen në jetë të djalit dhe vajzës të Chris Evans, por ajo që habiti më shumë ishin emrat e tyre. A nuk mendoni dhe ju se janë vërtet emra të çuditshëm? Gjithsesi, është zgjedhja e tyre