MENU
klinika

Bashkëshortja e Veliajt

Noizy bashkëpunon sërish me Ajola Xoxën

25.09.2018 - 11:31

Ajola Xoxa ishte ajo që realizoi videoklipin e suksesshëm të këngës “Drejt suksesit”, të Alban Skënderajt e Noizy. Reperi i ka besuar sërish bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, pasi është sërish Ajola ajo që ka realizuar videon e këngës “Parku i lojrave”, të publikuar së fundmi nga Noizy, e cila është një bashkëpunim me reperin italian Ghali.

Noizy, Ajola Xoxa, alban skenderaj

Kënga titullohet Parku i lojrave dhe mesazhi që kërkon të përcjellë është mënyra se si rriten fëmijët e sotëm dhe se si ndikon ajo në rininë e tyre.

“Veç çunat tek parku i lodrave” shprehet shumë herë Noizy gjatë këngës dhe kjo gjë tregon realitetin e sotëm, ku djemtë mësohen të dalin të luajnë në rrugë kurse vajzat qëndrojnë të mbyllura duke krehur flokët e kukullave, siç shihen vajzat në klip.

Ajola Xoxa ka qenë edhe regjisorja e klipit “Meteor” të Miriam Canit, dhe këtë talent po e shfaq gjithmonë e më tepër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN