MENU
klinika

La Liga, java 4

Nuk shënon Messi, por Barça përmbys shifrat

15.09.2018 - 18:18

Nuk ka shënuar Messi, por Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Real Sociedad në transfertë dhe është shkëputur tri pikë nga Real Madrid në renditje, me këta të fundit që do të luajnë mbrëmjen e sotme në fushën e Bilbao-s.

Nuk ka qenë aspak e lehtë për miqtë, të cilët kanë pësuar gol në minutën e 12-të të takimit, me Elusondo që ka kaluar në avantazh vendasit.

Reagimi i katalanasve ka ardhur në pjesën e dytë, me lojtarët e Valverde që kanë përmbysur gjithçka në harkun e tri minutave. Suarez ka barazuar në minutën e 63-të, teksa Dembele ka realizuar golin e dytë në të 66-ën.

Kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për Sociedad, që mban vendin e 10-të në renditje me 4 pikë pas 4 javëve të para.