MENU

Mbledhja në Tiranë

Opozita prezanton masat antimafia mbi korrupsionin dhe oligarkinë

24.09.2018 - 09:57

Opozita do të vazhdojë bojkotin e nisur që në 3 shtator, ndërkohë që në Kuvend në orën 10:00 do të nisë seanca plenare ku edhe do të kërkohet miratimi i disa projektligjeve, mes të cilave; ai për për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave.

Pas Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës, kësaj radhë, opozita do të mblidhet në një hotel në kryeqyetet, rreth orës 11:00, ku kreu i saj Lulzim Basha do të prezantojë masat antimafia për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Alternativa, sipas PD, ka për qëllim sekuestrimin e pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Opozita ka nisur bojkotin që më 3 shtator, duke u mbledhur në qytete që ata i cilësojnë problematike.

"Askush nuk mban përgjegjësi publike"

“Dosjet peng në gjykata” Meta: Duhen masa urgjente!

A thua në 4 vite kam punuar për të kërcënuar të tjerët?

Shantazhe Ramës? Tahiri: Pyesni opozitën!

"Rrëfej të vërtetën time, deri në këtë stacion të parë"

“Dy vite heshtje”/ Tahiri: Gënjeshtrat brenda e jashtë prokurorisë