MENU
klinika

Sesioni i ri

Pa fillluar mirë, opozita bojkoton parlamentin: Mblidhemi në Shkodër

03.09.2018 - 14:26

Opozita ka vendosur të bojkotojë seancën e parë të Kuvendit për këtë sesion të ri, i parashikuar të zhvillohet sot në orën 17:00.

Opozita nuk do marrë pjesë sot në Kuvend, pasi ka vendosur të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00 si mesazh kundër krimit.

Vendimi i PD është marrë pas takimit që u zhvillua me aleatët, ku është rënë dakord që të mbahet një takim i jashtëzakonshëm.

Mbledhja në Shkodër është si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramen. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës ne sesionin e ri parlamentar”- thuhet nga PD.

 

M.H