MENU
klinika

Fshati Domen në Postribe

Pak kilometer larg Shkodrës, pa rrugë dhe ujë

29.09.2018 - 19:44

Prej disa vitesh, fshati Domen me rreth 500 banorë është braktisur nga pushteti vendor dhe ai qëndror. Edhe pse ndodhet në një nga zonat më atraktive të Shkodrës për nga vetë pozicioni gjeografik vuan mungesën e theksuar të investimeve. 

Rruga e ndërtuar vite më parë e ka afruar së tëpërmi këtë fshat me Shkodrën, por kjo afërsi nuk është përkthyer edhe në investime të tjera. Banorët thonë se jetesa në këtë zonë është mjaft e vështirë:

Ne nuk kemi zgjidhje tjeter, jemi të varfër, pasi do të ishim larguar nga ky fshat. Dikur këtu kishte 200 familje ndersa sot jemi vetem 50-60, të gjithë janë larguar. Një pjese e mirë janë jashtë vëndit dhe të tjerët në Shkodër. Në Domen nuk kemi kushte, madje nuk kemi as rrugë dhe as ujë”, shprehen banorët.

Një tjetër banor thotë se është detyruar që fëmijët t’i strehojë në konvikt në Shkodër:

Jemi vetem pak minuta larg Shkodrës dhe femijët e mi nuk kishin shkollë. I dërgova atje dhe i futa në konvikt. Ata janë në konvikt me shokë nga Puka apo Burreli, qytete që janë me orë larg Shkodrës ndërsa ne jemi vetem 20 minuta. Varfëria është e madhe mes nesh dhe bukën e sigurojmë vetem falë emigrantëve”.

Fshati Domen ndodhet 17 kilometra larg qytetit të Shkodrës, në njësinë administrative të Postribës.

K.Zh

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër