MENU
klinika

Babë e bir te Kombëtarja

Panucci merr 2 mjekët e klubit të falimentuar

16.09.2018 - 19:06

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, nuk po afron vetëm futbollistë të rinj. Biagio Moretti dhe djali i tij, Lorenzo, janë bërë pjesë e stafit të përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke filluar që nga ndeshja me Izraelin dhe Skocinë.

Të dy mjekët barezë ishin të papunë që pas falimentimit të klubit të Barit, ku ishin të punësuar dhe kanë pranuar me kënaqësi ofertën që i erdhi nga Panuçi për t’iu bashkuar stafit të tij.

Profesor Biagio Moretti është pjesë e katedrës së traumatologjisë dhe pjesë e klinikave ortopedike të Poliklinikës së Barit. Djali i tij është drejtues i nivelit të parë, përgjegjës i ambulatorit të traumatologjisë sportive në klinikën ortopedike të po kësaj Poliklinike.

kombetarja ndaj skocia
kombetarja ndaj skocia

Nuk dihet ende nëse të dy do të jenë shtesa në stafin aktual të kombëtares apo nëse ndonjë prej pjesëtarëve aktuale shqiptarë, do t’u lërë vendin atyre.