MENU
klinika

Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë

05.09.2018 - 17:19

Një çështje gjyqësore është hapur mes trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, dhe ish-Presidentit Bujar Nishani. Trajneri ka paditur që në korrik, në Gjykatën e Tiranës, personin që i dorëzoi me duart e veta nënshtetësinë shqiptare paraardhësit të Panuccit, Ganni De Biasi.

Arsyeja pse është bërë padia ka të bëjë me një status të ish-Presidentit Bujar Nishanit pas humbjes 3-0 të kombëtares kuqezi ndaj Kosovës. Nga ai status, Panucci është ndier i fyer dhe prekur në imazh, ndaj kërkon nga Gjykata dëmshpërblim financiar prej 100 mijë euro.

Ish-Presidenti i Shqipërisë e cilësonte Panuccin si një sharlatan, që po shkatërron edhe atë që është ngritur, pas humbjes së kombëtares përballë Kosovës. E pikërisht kjo deklaratë e Nishanit është paditur nga Panucci në gjykatë, padi e cila do të shqyrtohet nga gjyqtarja Anila Karanxha.

Veç dëmshpërblimit financiar, trajneri kuqezi kërkon dhe përgënjeshtrim të kësaj deklarate nga ish-Presidenti Bujar Nishani. Ai, në padinë e ngritur, është bazuar në nenet 608 dhe 654 të Kodit Civil dhe pretendon se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni.