MENU
klinika

Fshati “Dacallar” i Sllovës ka 27 vjet që s’ka rrugë

Para se të mendojmë gjëra të mëdha, të realizojmë të voglat!

09.09.2018 - 09:48

Edhe pse emri i dibranëve është i njohur në histori, në beteja, qëndresa, për figura historike, intelektuale, akademike, pushteti në Tiranë e ka lënë në harresë Dibrën edhe pse për hir të së vërtetës, bijtë e saj ka qenë gjithmonë pjesë e çdo pushteti apo “tepsije”, siç preferon ta quaj Kryeministri Rama.

Po ashtu edhe Luma ka një histori të jashtëzakonshme, me burra të fisshëm, me figura të jashtëzakonshme fetare, atdhetare, me ushtarak të njohur dhe po ashtu edhe me intelektuale e studiues të afirmuar. Po ashtu Pushteti i Tiranës e ka lënë në harresë “Lumën” edhe pse shumë herë bijtë e Lumës kanë qenë pjesë e pushtetit dhe tepsisë.

Sllova, si trevë e Dibrës ka një histori të jashtëzakonshme e mund të them me bindje se ka pasur ndoshta taksën më të lartë të arsimuarve në Dibër. Po ashtu edhe Kalisi është një trevë e jashtëzakonshme në Lumë e madje aq e rëndësishme sa shumë herë identifikohet si trevë në vetë. Pra, mjafton të thuash Kalisë dhe kushdo e kupton se nga je!

Edhe pse Sllova e Kalisi janë ndarë nga Veleshica (përrua malorë), në aspektin gjeografik, pra si kufi natyror, në fakt kjo i fundit i ka bashkuar këto dy treva më shumë se kurrë. Daci i Kalisit, ose shpia e Dacit siç i thonë në Dibrës dhe Lumë, ka një histori të jashtëzakonshme që kulmon me Mahmut Daci, por ka vazhduar vazhdimisht duke u shquar si për qëndresë, por edhe për dimensionin e figurave intelektuale, ushtarake dhe politike që i ka dhuruar Dibrës, Lumës e Shqipërisë. Fshati Dacallar që merr emërtimin nga fisi “Daci”, është i shtirë në të dy anët e Velishës, si për të thënë se është për bashkimin e Dibrës me Lumës dhe në fakt ka qenë një urë lidhëse e rëndësishme për to.

Fshati Dacallar edhe ka emërton nga fisi “Daci”, aktualisht ka taksën më të lartë të intelektualëve si në Lumë ashtu edhe Dibër. Ka taksën më të lartë në krahasim me numrin e banorëve të personave që kanë kryer studimet e larta jashë vendit, një traditë që ka nisur që para Luftës II e vazhdon edhe në ditët e sotme. Është fshati që ka një numër të rëndësishëm të diplomuarish, doktor shkencash, historian e studiues.

Po ashtu natyra ka qenë shumë bujare me fshatin “Dacallar” duke e bërë fshatin më prodhues në Sllovë e kjo lidhet me tokën, me faktin se ka pasur gjithmonë ujë të vaditshëm. Fshati Dacallar është i vetmi fshatë që ka ruajtur me fanatizëm kurorën e tij pyjore duke e bërë ndoshta fshatin e vetëm në gjithë Dibrën e Lumën më të pyllëzuarin dhe me të gjelbëruarin.

Fshati Dacallar, do të thoni ju që i paska të gjitha të mirat! Në fakt të gjitha i ka, por ka më shumë se 27 vjet që i mungon gjëja më e rëndësishme, komunikimi. Ndoshta është i vetmi fshat në Dibër dhe Lumë që nuk ka fare rrugë makine. Ky fshat edhe pse është vetëm 3 klm larg rrugës kryesore të asfaltuar që lidhe Peshkopinë me Kukësin, ai nuk ka fare rrugë makine. Fashati Dacallar ka terrenin më të mirë në gjithë krahinën, është thuajse fushë dhe nuk ka asnjë lloj vështirësie për të pasur rrugën e makinës.

Ajo që ka munguar është interesimi i pushtetit lokal për ta pasur prioritet ndërtimin e rrugës. Pra, mjafton një fadromë të punoj një javë maksimumi dhe ta marr zhavorrin apo çakullin poshtë në Velishicë për ta bërë rrugën për Dacallar. Fshati Dacallar ka pasur edhe miq ministra e nipa ministra apo deputet, por këta asnjëherë nuk janë kujtuar që ta ndërtojnë rrugën.

Fshati Dacallar është i shquar për fruta, ka më shumicë molla, thana, dardha, arra, kumbulla, rrush, madje bëhet edhe fiku edhe hurma sepse si fshat nuk është më shumë se 300 m mbi nivelin e detin. Ne Dacallar bëhet gjithçka dhe të gjitha janë bio 100%.

Për të kthyer vëmendjen nga vendlinja vite më parë mbollëm qershi dhe mollë të disa varieteteve, mbi 15 dylim. Ka rreth 4 vjet rresht që prodhimin e mollëve dhe të qershive (mbi 200 kuintal) jemi të detyruar ta lëmë të kalbët, sepse nuk kemi rrugë për ta transportuar. Sllova është një ndër vendet më të njohura në gjithë Shqipërinë për prodhimin e Mollës! Pra, investimi që bëjmë çdo vit për prodhimin e mollës jemi të detyruar ta shikojmë me keqardhje dhe me humbje duke u kalbur.

Thonë se kur Sllova ka qenë Komunë projekti i rrugës së Dacallarëve është bërë disa herë në letër, është investuar dhe rruga nuk është bërë kurrë. Ndoshta do të vij dita të hapen edhe këto arkiva e kurdoherë të jetë nevoja ata që kanë abuzuar do të përballen me ligjin.

Në zgjedhjet e fundit Bashkiake në Dibër, për shumë arsye që i kam bërë publike në atë kohë dhe që nuk dua ti përsëris përsëri përkrahëm Muharrem Hoxhën, i cili premtojë që para se të shpallej fitues do të ndërtonte rrugën e do të kthente vëmendjen nga Sllova si Krahinë apo Njësi Administrative. Në fakt, ky një gjë bëri, me mos mirënjohjen e vetë nuk na ka hapur as telefonin me të burë Kryetar Bashkie,

Ky person vazhdon me nepotizmin duke emëruar në Njësinë Administrative Sllovë persona që nuk plotësojnë asnjë lloj kriteri ligjor, njerëzor dhe intelektual. Ky kryetar Bashkie ju ka mbyllur derën në fytyrë të rinjve dhe të rejave të arsimuar të Sllovës duke punësuar e mbajtur afër persona pa arsim ose me arsime private të blera. Megjithatë, një gjë është e sigurt, do të vijnë prapë zgjedhjet dhe ashtu siç u zotuam që t’i fitonte zgjedhjet, do të zotohemi dhe do të angazhohemi që ai të mos jetë më Kryetar Bashkie në Dibër dhe do ta shikojmë në mejdanin e zgjedhjeve se sa i vlen atij politikisht lëkura apo neve.

Një rrugë 3 klm e gjatë që mund të hapet me një skavator për një javë duke e marrë zhavorrin në Velishicë penalizohet si në mesjetë. Fëmijët mbi 6 vjec duhet të ecin në këmbë në borë, shi e të ftohtë 45 minuta për të shkuar në shkollë e 45 për tu kthyer. Për çdo rast të emergjencave shëndetësore,dimrit vetëm elikopteri mund të bëj punë. Ka 27 vjet ky diskriminim i padrejtë për një fshat që meriton vëmendje e respekt e përkujdesje nga pushteti lokal dhe ai qendror.

 

Nga Alban Daci

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet