Dygolëshi i Cristiano Ronaldos ndaj Sassuolo-s është sfumuar disi nga gjesti i shëmtuar i Douglas Costa, teksa pështyu kundërshtarin Di Francesco në fund të ndeshjes. 3 deri 5 javë pezullim shoqëruar me një gjobë të majme prej 100 mijë eurosh. Ky është dënimi që mund të marrë braziliani.
Gjithçka do të varet nga interpretimi që do t’i bëjë këtij veprimi antisportiv gjykatësi sportiv, i cili do të vlerësojë rastin që në përplasjen fillestare.
Sipas rregullores, sulmuesi i krahut nuk mund të jetë ndaj Frosinone-s, Bologna-s dhe Napoli-t. Pështyrja bën pjesë te sjelljet e dhunshme, për të cilat parashikohen 3 ndeshje pezullim.
Por nëse Gjykatësi Sportiv e konsideron të rëndë, dënimi mund të shkojë deri 5 ndeshje pezullim. Sa i përket gjobës, minimalja për raste të ngjashme është 20 mijë euro, që korrespendon me 5% të pagës, por nëse veprimi do të konsiderohet i rëndë, mund të arrijë deri 100 mijë euro.