MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Pas Albin Kurtit, Meta takon Thaçin

09.09.2018 - 15:54

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ditën e sotme për një drekë pune në qytetin e Durrësit, presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Sipas presidentit Meta, gjatë takimit të tyre është folur në lidhje me shkëmbimet midis dy vendeve, dhe rritjen e mëtejshme të tyre, duke e cilësuar si një nga prioritetet e përbashkëta midis Shipërisë dhe Kosovës.

Një tjetër qëllim i përbashkët shkruan Meta, në një postim në rrjetin social Facebook, është edhe perspektiva evropiane e rajonit, ku mesa duket gjatë bisedës është prekur dhe çështja e negociatave.

Nuk është lënë pa diskutuar edhe dialogu i shumëpërfolur midis Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti shqiptar e cilëson si pika kyçe për normalizimine marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sipas tij ky dialog garanton për të dy shtetet të ardhmen në BE, si dhe bashkëjetesë midis dy vendeve.

Ndërkohë kujtojmë se dje Meta ka takuar edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN