“Pashë Zotin, atë gjë mahnitëse të madhe dhe isha i përulur. Unë besoj se ka diçka më të madhe“.
Kështu është shprehur këngëtari Paul McCartney, ish-anëtari i grupit legjendar Beatles, në një intervistë ai ka folur për gjendjen e tij teksa ishte nën efektin e drogës.
Ai shtoi se nuk ishin halucinacione: “Ishte i madh. Një mur masiv që nuk mund ti shihja majën, dhe isha në fund. Dhe kushdo tjetër do të thoshte se është vetëm droga, halucinacion. Por si Robert edhe unë ishim: A e pe atë? Menduam se kishim parë diçka të madhe.”
Duke folur për këtë vizion të Zotit si “një çelës”, McCartney vazhdoi të përshkruante një moment “emocionues” që ndodhi më vonë pas vdekjes së gruas së tij të parë, fotografes dhe aktivististes Linda.
Ndërsa ishte i pikëlluar, ai kaloi kohë në fshat, ku pa një ketër të bardhë që besonte ishte Linda që u kthye për ti dhënë një shenjë.