MENU
klinika

Fat i keq për Nadal

Përcaktohen finalistët e US Open

08.09.2018 - 13:20

Janë luajtur edhe gjysmëfinalet për meshkuj të turneut të tenisit US Open, teksa do të jenë argjentinasi Del Potro dhe serbi Djokoviç ata që do të diskutojnë “Slam-in” e katërt dhe të fundit sezonal, të dielën.

Argjentinasi u përball në gjysmëfinale me numri një të botës, Rafael Nadal, por spanjolli hapi rrugë pas dy orësh e një minute lojë, pasi kishte probleme në gju dhe vendosi të tërhiqet, duke çuar automatikisht në finale Del Potron.

Në gjysmëfinalen tjetër, Djokoviç mposhti pa probleme japonezin Kei Nishikori me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4, 6-2), në një sfidë që zgjati rreth dy orë e 22 minuta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN