MENU
klinika

Premier League, java 5

Pesë fitore radhazi, Liverpool beson te titulli

15.09.2018 - 15:25

Tifozët e Liverpool kanë nisur të besojnë për titullin kampion, një trofe që mungon prej 28 vitesh. Të kuqtë kanë fituar në transfertë 2-1, duke regjistruar kështu fitoren e pestë në pesë javë kampionat, me 11 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Ndeshja ka qenë e luftuar, por miqtë janë treguar më efikasë në kundërsulmet e tyre. Tottenham, edhe pse luante në shtëpi, duket se e kishte të pamundur të dominonte përballë Salah & Co.

Wijnaldum shënoi golin e parë në minutën e 39-të, pas një gjuajtje me kokë. Vendasit protestuan gjatë, por në fakt, portieri i tyre kishte pritur topin brenda vijës fatale dhe goli ishte i rregullt.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpool shënon edhe golin e dytë. Firmino heziton në fillim, por më pas shtyn topin në rrjetë me portën e boshatisur. 0-2 dhe më pas të besuarit e Jurgen Kloop administrojnë mirë ndeshjen, pavarësisht se pësojnë gol në fund nga Lamela.