MENU
klinika

Qëndroni në formë

“Po vdes të kem trup perfekt!” E po bëj këto ushtrime!

05.09.2018 - 16:51

Shpresojmë që ju pëlqen të ushtroheni dhe nuk e shihni orën duke pritur me padurim që koha të mbarojë.

Është e rëndësishme të dini se sa stërvitje duhet të bëni gjatë ditës, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë të mira shëndetësore.

Ndërmjet moshës 18 dhe 64 vjeç, duke përjashtuar kufizimet mjekësore, mesatarja javore është të paktën 150 minuta stërvitje me intensitet të moderuar, ose 75 minuta nëse aktiviteti është më intensiv, plus dy ose tre seanca stërvitore shtesë.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, për të rriturit, është edhe më mirë ecja deri në pesë orë çdo javë, aktivitet aerobik me intensitet të moderuar dhe aktivitete për forcimin e muskujve, dy ose më shumë ditë në javë.

Intensiteti i aktivitetit fizik rrit rrahjet e zemrës dhe shkakton djersitje, do të jeni në gjendje të flisni, por jo të “këndoni”.

Ushtrime me intensitet të moderuar:

• Ecje të shpejta;

• Gjimnastikë në ujë;

• Çiklizmi në terren të niveluar;

• Tenisi.

Ushtrime me intensitet të lartë:

• Vrapi;

• Noti;

• Çiklizmi i shpejtë ose në terren kodrinor;

• Basketbolli.

Nëse koha që ju shpenzoni për stërvitje qëndron konstante deri në vitet e fundit, shkalla e rrahjeve të zemrës ulet pasi ajo është e lidhur pjesërisht me moshën tuaj.

Nuk ka kohë minimale ose maksimale për seancat e trajnimit. Sidoqoftë, duhet të punoni me të gjithë muskujt tuaj (këmbët, shpinën, barkun, kraharorin, supet dhe krahët.)

Për të ruajtur lëvizshmërinë dhe për të parandaluar rënien, përfshini ushtrime që përmirësojnë balancën tre ose më shumë ditë çdo javë.

Nëse nuk mund të bëni ushtrimet e rekomanduara për shkak të gjendjes shëndetësore, bëhuni fizikisht aktivë sa të mundeni dhe punoni me mjekun tuaj në mënyrë që të praktikoni ndonjë lëvizje të re çdo ditë.

Një këshillë e fundit: sa më shumë që të ushtroheni, aq më i madh është përfitimi.

 

Redaktoi: F.R