MENU
klinika

Analizë nga Project Syndicate

Politikanët do t’i nënshtrohen ”Ligjit të xhunglës”

12.09.2018 - 10:37

Multilateralizmi i referohet bashkëpunimet të disa shteteve, për një qëllim të përbashkët. Por duket se bashkëpunimi ndërkombëtar po pëson tronditje. Zërat e nacionalizmit po fitojnë forcë dhe qeveritë po ndjekin gjithnjë e më shumë qëllime politike vetjake sesa bashkëpunime. Po nëse multilateralizmit i vjen fundi? Çfarë do të ndodhë? Cila është alternativa më e mirë e mundshme për të ardhmen?

Mes sulmeve të vazhdueshme nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka filluar beteja për të ardhmen e multilateralizmit.

Trump duket se preferon një “sistem” në të cilin marrëveshjet dypalëshe zëvendësojnë rendin multilateral të bazuar në rregulla.

Ndërkohë që SHBA është ende ekonomia më e përparuar në botë, Trump beson se Amerika mund të bëjë marrëveshje më të mira duke negociuar vetëm, pa patur lidhje me rregullat ndërkombëtare.

Edhe pse multilateralizmi kishte bërë përparim të madh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kishte nevojë për reforma të vazhdueshme, për shkak të ndryshimeve në strukturën e ekonomisë botërore.

Deri në fund të viteve 1990, ekonomitë me tregjet në zhvillim kishin rritur madhësinë dhe pjesën e tregut, duke kaluar “Quad” (SHBA, Kanada, Bashkim Evropian dhe Japoni), që kishte dominuar Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë dhe pasardhësin e GATT , Organizatën Botërore të Tregtisë.

Një ndryshim i ngjashëm në “peshën ekonomike” preku Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Në zemër të këtij ndryshimi ishte rritja spektakolare e Kinës. Në rastin e OBT-së, numri më i madh i vendeve në zhvillim u përshtatën.

Në 2010-ën u shfaq një sistem në të cilin negociatat mega-rajonale të tregtisë, më e rëndësishmja, ato për Partneritetin Trans-Paqësor dhe Partneritetin Trans-Atlantik të Tregtisë dhe Investimeve dhe negociatat e tjera “minilaterale” u zhvilluan jashtë kornizës së OBT-së.

Sulmet e Trump mund të çojnë deri në fundin e një OBT-je funksionale.

Por debati rreth fatit të OBT-së është pjesë e një diskutimi më të gjerë në lidhje me multilateralizmin, që përfshin Kombet e Bashkuara, G20 dhe FMN.

Në mes të këtyre rreziqeve, ka disa alternativa për të ardhmen.

Alternativa e parë është një sistem i dominuar nga marrëveshjet dypalëshe, në të cilat mungojnë rregullat ndërkombëtare.

Kjo do të zbatohej jo vetëm për tregtinë, por edhe për shumë çështje të tjera. Kjo gjithashtu do të minimizojë rolet e FMN dhe Bordit të Stabilitetit Financiar.

kolana e librave

Në formën e tij ekstreme, në këtë vizion mbizotëron “ligji i xhunglës”.

Alternativa e dytë është sistemi aktual, në të cilin vendet përdorin multilateralizmin global dhe zbatojnë rregulla të përbashkëta. Ky sistem përfshin shumë organizata rajonale, dhe institucione ndërkombëtare multilaterale si FMN, Banka Botërore dhe OBT.

Së fundi, mund të parashikohet një sistem në të cilin përpjekja për të vendosur rregulla globale braktjset totalisht, por grupimet rajonale formulojnë rregullat e tyre.

Ky lloj sistemi do të theksonte dallimet që vendet mund të kenë.

Në teori, duhet të jetë e lehtë të përfytyrohen dy sisteme që pasqyrojnë prioritetet e ndryshme të SHBA dhe BE. Në praktikë, megjithatë, zbatimi i dy sistemeve të ndryshme do të ishte i komplikuar, duke pasur parasysh ndërveprimin e thellë midis SHBA dhe BE.

Sistemi i parë hedh poshtë të gjitha përpjekjet për të siguruar mallra publike globale. Vendet do të bëheshin lojtarë në një lojë hakmarrjeje që sjell humbje edhe për më të fortët. Është pikërisht ajo që udhëheqësit e fuqive fitimtare pas Luftës së Dytë Botërore u përpoqën të shmangnin.

Por refuzimi i “ligjit të xhunglës” nuk do të thotë se gjithçka po funksionon mirë me institucionet dhe rregullat ekzistuese.

A do të thotë kjo se ne duhet të miratojmë sistemin e tretë, një multilateralizëm të fragmentuar, pa shumë hapësirë ​​për institucionet globale?

Bëhet e qartë se një sistem i fragmentuar do të ishte i paaftë për të ofruar mallrat dhe përfitimet publike globale që kërkohen.

Sigurisht që ka hapësirë ​​për grupime rajonale ose për vendet me pikëpamje të ngjashme për t’u organizuar.

Institucionet tona globale shpesh nuk ndjekin parimin e subsolidaritetit. Duke thënë këtë, nevoja për rregulla globale, siç janë ato që kanë të bëjnë me klimën, do të rritet me teknologji të reja.

Duhet të inkurajohet bashkëpunimi midis vendeve të ngjashme apo gjeografikisht të afërta. Por kjo nuk zëvendëson rregullat dhe standardet globale që kërkohen për të përballuar sfidat ekzistuese dhe sfidat në zhvillim në botë.

Kemal Derviş, ish-Ministër i Çështjeve Ekonomike të Turqisë dhe ish-Administrator i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), është anëtar i lartë në Institutin Brookings.