MENU
klinika

Politikanët kosovarë

Nga brekëgrisur në kapitalista evropian!

28.09.2018 - 13:47

1. Ata që mendojnë se fati ekonomik i zhvillimit të një shteti përcaktohet ekskluzivisht nga pasuria nëntokësore, kultura dhe tradita e punës, apo edhe nga feja mund të zhgënjehen shumë lehtë, ngase, sociologjia e njohjes ka zbuluar fakte të reja…, që kanë të bëjnë kryesisht me institucionet inkluzive që s’arrijnë dot t’i ndërtojnë elitat politike të atij vendi. Ndryshe, kuptimi i rolit të institucioneve të shtetit, do del banal, i pakuptimtë dhe tejet anakronik!

2. Shteti fuqizohet, vetëm atëherë kur institucionet e dala nga vota qytetare nuk ngurtësohen, por, akomodohen me kërkesat, nevojat, dhe aspiratat e atij vendi. Në të kundërtën, nëse ato nuk “mirëmbahen”, pra, nuk hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik, dinë të bëhen mjaft pengesa serioze në emancipim. Ka shumë vende qê e dëshmojnë këtë fakt social.

3. Njerëzit e fuqishëm dhe karizmatik, gjithmonë dhe gjithkund synojnë kontrollin e plotë mbi qeverinë, duke minuar progresin më të gjerë shoqërorë shkaku i lakmisë së tyre morbide. Këtë soj politikanësh, duhet mbajtur përmes votës qytetare, sa më larg pushtetit, ndryshe, qytetarët do e shijojnë gjithnjë; dështimin e shtetit, varfërinë e publikut dhe injorancën e matrapazëve politik!

4. Kosova, mbetet edhe më tej vendi më i varfër në rajon,me mbi 50% të popullësisë së vetë, edhe shkaku se qytetarëve të saj u mungojnë institucionet ekonomike që krijojnë stimujt themelorë që e bëjnë një shoqëri të pasur. Varfërinë afrikane po e ushqejnë institucionet ekstraktive ekonomike. Kosova, ka mbetur këtu ku është edhe pas gati dy dekadash demokracie, sepse, pushteti politik në vazhdimësi ka qenë i përqendruar në duar të një kaste të njëjtë oligarkësh grabitqar (si nga krahu i paqësorëve, ashtu edhe ai i luftës!), të cilët fare pak kanë qenë të interesuar për mirëqenien qytetare dhe konsolidimin e institucioneve të mirëfillta shtetërore.

5. Në vend të kësaj detyre patriotike (sepse, Kosova për herë të parë në historinë e qenësimit të saj u shpall shtet!) e morale (sepse të njëjtit u ngritën nga brekëgrisurit në kapitalist grabitqar!) , kjo kastë injorantësh e hipokritësh, u morr gjatë mandatimit me ekstraktimin e të ardhurave, grabitjen e pasurisë shtetërore, punësimin e militantëve partiak, koncesionet ndajë Serbisë, etj.

6. Historia jonë e vonshme e shtetndërtimit do dëshmon se, lufta dhe kontrolli për mbajtjen me çdo kusht të pushtetit, ishte e paskrupullt, sofistikuar, dhe e ambalazhuar si me diskursin e “paqësorëve” (duke u fshehur prapa emrit të Rugovës!) , ashtu edhe atë të “luftës” (duke manipuluar me emrin e Adem Jasharit!) dhe tash edhe me pasoja të kërcënimit edhe luftës qytetare…!!!

7. Shpresa e vetme mbetet tek gjeneratat e reja të shkolluara, që s’kanë ngarkesa e hipoteka të së kaluarës, por që kanë pamëdyshje; dije, ambicie, përgatitje menaxheriale, dhe që janë të guximshëm e të gatshëm të marrin përgjegjësi historike për ndryshimet që duhet bërë…

Fadil MALOKU, profesor Universitar dhe sociolog nga Prishtina

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!