MENU
klinika

Serie A, Java 3

Poshtërohet Napoli, Lazio merr fitoren e parë

02.09.2018 - 22:39

Pas dy fitoreve të para, Napoli është turpëruar në javën e tretë të Serie A, teksa ka humbur 0-3 në transfertë ndaj Sampdorias, në një nga humbjet më të hidhura të sezoneve të fundit.

Napoli nuk ka arritur të përmbysë rezultatin këtë herë, diçka që ia doli ndaj Milan në javën e dytë të kampionatit. Një disfatë e rëndë për të besuarit e Ancelotti-t që treguan një formë të dobët.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Lazio ka fituar 1-0 ndaj Frosinone-s, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit. Sassuolo ka luajtur tenis me Genoa-n në fitoren 5-3 brenda në shtëpi dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Atalanta ka zhgënjyer brenda në shtëpi, teksa është mposhtur nga Genoa me rezultatin 1-0. Ndërsa Chievo dhe Empoli kanë ndarë nga një pikë në barazimin pa gola.