Posti i Presidentit të Republikës duket se i ka dhënë më shumë kohë për pushime Ilir Metës, sesa kur ishte në krye të Kuvendit.
Gjithashtu, që prej kohës kur mori postin e Presidentit, Meta është bërë shumë më aktiv në rrjetet sociale, duke promovuar edhe zonat turistike shqiptare.
Në muajin gusht, ai zbuloi pasionin e tij për sporte ekstreme, kur ndau foto nga një udhëtim në Grykën e Rugovës. “Një eksperiencë fantastike! Një adrenalinë e paparë”, shkroi në atë kohë Meta.
Më pas, një video e publikuar në profilin e tij të “Facebook” u bë virale në internet, teksa zhytej në një pishinë në Sarandë.
Por edhe tashmë që jemi në muajin shtator, Ilir Meta vazhdon të pushojë. Një ditë më parë, ai postoi një foto me një familja shqiptare që jeton në Kanada, duke shijuar rrezet e diellin në bregdetin shqiptar.
Po të dielën, Meta zhvilloi edhe një takim pune me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në Durrës.