MENU

Skënderbeu në merkato

Prezantohet futbollisti me emrin Arnaud

14.09.2018 - 19:37

Skënderbeu nuk di të ndalet në merkato dhe ka bërë zyrtar pak minuta më parë edhe afrimin e radhës dhe ndoshta të fundit. Sot, Skënderbeu ka arritur të mbyllë me sukses transferimin e mesfushorit Arnaud Guedj në Korçë për sezonin e ri futbollistik.

Guedj ka mbërritur sot në Shqipëri dhe menjëherë është bashkuar me ekipin në “Tropikal Resort”, atje ku po vijojnë përgatitjet për transfertën e Vlorës.

21-vjeçari francez ka nënshkruar kontratën që e lidh me klubin korçar për një sezon me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Arnaud Guedj është aktivizuar në fillimet e tij tek ekipi i 2-të i OGC Nice në Francë.

Vetë klubi korçar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” e konfirmon transferimin dhe zyrtarizimin e Guedj, i cili shihet si një futbollist me shumë të ardhme, pasi bardhekuqtë kanë kohë që e ndjekin.

Më pas, për më shumë hapësira u transferua në Ukrainë tek ekipi i Zirka, ku zhvilloi një sezon mbresëlënës, duke u aktivizuar në 26 ndeshje zyrtare.