MENU
klinika

Jo neglizhencë!

Probleme me pagjumësinë? Pasojat do ju habisin!

04.09.2018 - 21:09

Sipas një hulumtimi të bërë kohët e fundit, një natë pa gjumë mund ta detyrojë metabolizmin e trupit të ruajë sa më shumë yndyrë ndërkohë që muskujt zvogëlohen.

Shumë studime tregojnë se gjumi i dobët, qoftë nga pagjumësia apo të punuarit natën, ndikon në shtimin e peshës dhe në kushtet shëndetësore si diabeti i tipit 2.

Por ky lloj hulumtimi lë hapur pyetjen nëse vetë humbja e gjumit është fajtore për këtë gjë.

Një numër në rritje i studimeve laboratorike, duke u bazuar në efektet e privimit të gjumit, sugjerojnë se përgjigjja është “po”. Hulumtimi i ri i shton provat.

“Ne kemi nevojë për studime të vazhdueshme për të kuptuar efektet e humbjes së gjumit”, tha studiuesi Dr. Jonathan Cedernaes, një kërkues i asociuar në Universitetin Northwestern, në Çikago.

Cedernaes tha se studimet kanë treguar, për shembull, se humbja e gjumit mund të ndryshojë nivelin e sheqerit, nivelin e hormoneve dhe nënproduktet e ndryshme të metabolizmit.

Për studimin e ri, ekipi i tij gërmoi në efektet brenda indit të yndyrës dhe të muskujve duke parë se si aktiviteti i gjeneve dhe niveli i proteinave në ato inde ndryshuan pas një nate pa gjumë.

Investiguesit zbuluan në 15 të rinj, njerëz të shëndetshëm, se një natë pa gjumë shkaktoi ndryshime që favorizonin ruajtjen e yndyrës dhe dëmtimin e muskujve.

“Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shqetësoheni vetëm nga një natë pa gjumë”, theksoi Cedernaes. Por, shtoi ai, studimi ngre pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse gjumi i dobët bëhet i vazhdueshëm.

Një studiues i gjumit i cili nuk ishte përfshirë në studim i konsideroi gjetjet jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Zbulimi që dëmtimi i muskujve vjen nga proteinat dhe rritja e tyre (e yndyrës), gjatë gjumit të dobët është një mekanizëm i ri me të cilin kjo humbje e gjumit mund të nxisë shtim në peshë”, tha Josiane Broussard, profesore asistente në Universitetin Shtetëror të Kolorados , në Fort Collins.

Megjithatë, në çdo studim laboratorik, kushtet artificiale nuk e pasqyrojnë qartë jetën reale.

Dr. Eva Szentirmai, një profesore e asociuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit në Spokane, e cila studion gjumin dhe metabolizmin, tha: “Nuk e dimë nëse do të vëzhgoni ndryshime të ngjashme specifike të indeve gjatë humbjes së gjumit në periudhë afatgjate, gjë e cila është e zakonshme në shoqërinë tonë.” 

 

Redaktoi: F.R