MENU
klinika

Arrestime

Prokuroria ndalon 4 zyrtarë për abuzim me pronat

21.09.2018 - 09:35

Në qytetin e Shkodrës, janë arrestuar dy zyrtarë dhe janë ndaluar dhe dy të tjerë me motivin, abuzim me pronat.

Të implikuarit e vënë në prangat e policisë janë, juristi i hipotekëssi dhe anëtari i Këshillit Bashkiak, si dhe një shtetas tjetër, për ndikim të paligjshëm.

Përkatësisht, të ndaluarit janë këshilltar i bashkisë Shkodër, Mirjan Bletajt, nën siglën e PS, i cili ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së, gjithashtu edhe juristi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe Sokol Tirana.

Ndërkohë janë prangosur me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë Joan Zefi dhe Ndoc Tara.

Sipas të dhëave të Policisë, zyrtarët e lartpërmendur, dyshohen se kanë abuzuar me pronat, ndërsa ndalimi i tyre është bërë më urdhër të Prokurorisë së Shkodrës.

prokuroria e shkodres konica.al

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës:

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:

Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal;

Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:

Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2;

Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1;”

Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër