MENU
klinika

Pjesë e “Phoneix”

Publikohet “Let You Love Me” nga Rita Ora

21.09.2018 - 13:31

Pak ditë më parë, Rita Ora dha lajmin e madh për fansat e saj se pas 6 vjetësh pritje, ajo do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë të saj që do të titullohet “Phoneix”.

Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar hitin e saj të radhës ‘Let You Love Me’, që do të jetë pjesë e albumit të dytë të saj.

“Unë kurrë nuk do t’ju lija”, iu është drejtuar Rita fansave të saj pak ditë më parë në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.

Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo.