MENU
klinika

Bashkëpunoi me Elvana Gjatën!

Qeni gjen drogën në limuzinë, arrestohet reperi

07.09.2018 - 09:01

Shtatë persona u vunë në pranga nga policia në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mes tyre edhe reperi i njohur amerikan Ty Dolla Sign, për posedim të lëndëve narkotike.

Ata u ndaluan nga policia teksa ishin duke lëvizur me një limuzinë, ndërsa pas kontrolleve të imtësishme policia arriti të gjente lëndën narkotike.

Mediat amerikane shkruajnë se policia kontrolloi automjetin me anë të një qeni antidrogë, i cili arriti të zbulonte kokainë dhe marijuanë të fshehur në një tenxhere. Policia, më pas, vuri në pranga të shtatë personat.

Reperi Ty ishte nisur në një koncert ku do të merrnin pjesë edhe G-Eazy, Lil Uzi Vert dhe YBN Nahmir, por përfundoi prapa hekurave.

Kujtojmë që në muajin prill të këtij viti, reperi në fjalë bëshkëpunoi me Elvana Gjatën në këngën “Off Guard”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN