MENU
klinika

Deklarata e fortë

Rama e thotë live: Ky deputet duhet përjashtuar nga PS

07.09.2018 - 12:08

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS, ka thënë se deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili doli kundër policisë, për shkak të vrasjeve të ndodhura në këtë qytet duhet përjashtuar nga radhët e PS-së. 

Rama tha se ka bërë mirë që nuk ka ardhur në mbledhje, pasi ka bërë gabime të mëdha dhe ka bërë shantazhe kundër policisë.

Nuk e pashë dhe ka për shumë mirë që s’ka ardhur deputeti i kurbinit që duhet të përjashtohet nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë, por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kurbin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty, nuk duhet të jetë më në PS.

Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë, por i merr PS”, tha Rama.