MENU
klinika

Air Albania

Rama: “Lasgushi” u ul në Rinas, “Noli” fluturon në Nju Jork

14.09.2018 - 19:57

Në fjalën e tij në inaugurimin e kompanisë “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama zbuloi se avionët me stemën e flamurit shqiptar, do të mbajnë emrat e poetëve tanë të shquar.

Avioni i parë që u ul në Rinas pasditen e së premtes, sipas Ramës, është Lasgushi. Ai theksoi se në fund të vitit të ardhshëm, kjo kompani do të ketë edhe një linjë direkte Tiranë-Nju Jork dhe ky avion do të mbajë emrin e Imzot Nolit.

“Nuk do të jemi vendi me vetëm një aeroport, por të kemi të paktën edhe 3 aeroporte të tjera, të Kukësit, të Vlorës dhe të Sarandës. Shqiponjave tona do t’i vendosim emrat e poetëve tanë. Ky pas meje është lasgushi, pas një muaji tjetri do të jetë Migjeni. Ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork Imzot Nolin”, u shpreh Rama.

"Të mbështetet qytetari, t’i jepet zgjidhje çdo problematike"

Rama e kthen platformën e bashkëqeverisjes në ligj

"T'u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe qeverisjen e lirë"

Kuvendi miratoi qeverinë e re, Basha: U formalizua PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha ka të drejtë

"Mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët"

Kurti letër urimi Ramës për krijimin e qeverisë së re