Në vijim të fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në qytetin e Korçës.
Kryeministri tha se fokusin e plotë qeveria e ka tek njerëzit dhe jo tek debatet me kundërshtarët politikë.
Ai tha se Korça është kthyer në një qendër të vërtetë ekonomike dhe pse mbetet akoma shumë punë për të bërë.
“Fokusin tonë e kemi te njerëzit dhe shumë më pak te kundërshtarët apo tek njerëzit. E gjithë vëmendja për ju do të thotë të jemi të fokusuar plotësisht tek ekonomia, punësimi, shëndetësia, arsimi, tek të gjitha këto që janë pjesë e punës sonë jashtë ekraneve, por të kthehen në qendrën e komunikimit dhe debatit. Ajo që flitet e gjykohet shumë, s’ka lidhje fare me ato që janë problemet tuaja nga mëngjesi deri në darkë. Sfida është të krijojmë gjithnjë më shumë mundësi të reja. Se flitet për rroga e pensione por në fund harrohet që edhe shtëpia e përbashkët e shtetit, është si shtëpia e secilit. Nuk ka prind që nuk do që ti japë më shumë lekë fëmijës, por pse nuk e bën, po se aaq janë mundësitë. E njëjta gjë është ajo që bëjmë.
Korça është kthyer në një qendër ekonomike lokale e vit pas viti do të rritet. Korça është një zonë e vizitueshme jo vetëm gjatë verës, ka disa pika strategjike, që nga Voskopoja e plot të tjera. Erdhëm sot nga Pogradeci dhe pamë punën atje, është një rrugë që na ka marrë shpirtin 5 vjet, po e keni parë vet si është bërë, si është ndryshuar komplet zona,” tha Rama.