MENU

Vrasjet në Shkodër

Rama: Opozita politikë me krimin, policia foli me vepra

06.09.2018 - 12:00

Katër persona u arrestuan mbrëmë në Shkodër, emra të njohur në qytet, të dyshuar si anëtarë të bandave kriminale.

Këto arrestime sigurisht që nuk mbetën pa u komentuar edhe nga politika, media dhe shoqëria.

Sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në Shkodër duke publikuar edhe shifra. Në një postim në Twitter Rama thotë se sot Policia e Shtetit foli me vepra, ndërsa me llafet e atyre që ikën nga kuvendit nuk ia vlen të merresh duke e akuzuar opozitën se bën politikë me krimin.

E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”, shkruan Rama.

 

M.H