MENU
klinika

Asambleja e PS-së

Rama u kërkon llogari deputetëve: Jemi larg së qeni PS-së që duam

07.09.2018 - 13:00

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste nuk i kurseu kritikat për drejtuesit e selisë rozë nëpër rrethe. Ai foli për ‘luftë mendësie’ që nuk mund të bashkëjetonte me PS.

Që nga anëtarët e qeverisë te drejtuesit e partisë deputetët pa dyshim kanë shkuar në çdo njësi vendore të republikës. Është një risi të cilën ne duhet ta pasurojmë në vijim. Përtej aspekteve pozitive e falënderimeve, të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi
Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para. Është larg. Partia në territor është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi para”, tha Rama.

Kreu i të majtëve tha se PS nuk është as LSI as PD, të cilat i quajti ‘bishta’.

Mes të tjerash PS nuk është as LSI as PD, asnjë nga bishtat e tjerë që i kemi gjithë bashkë kulac përball. PS është numri një. Duhet të rrimë drejt të shohim e të ecim drejt. PS nuk është as LSI as PD, asnjë nga bishtat e tjerë që i kemi gjithë bashkë kulac përball. PS është numri një. Duhet të rrimë drejt të shohim e të ecim drejt . Nuk mund të ndajmë tepsinë nëpër kushërinj, miq e shokë. Nëse mendojmë se kjo ndarje rrit ca parti të vogla bëjmë gabimin më të madh. Shushunjat në trupin e shtetit thithin gjak për llogari të shefave për ato parti. PS thjesht humbet. Në këtë proces duhet të jemi të vendosur, c’fushatë do të bëjmë ne nëse nuk fokusohemi te forcat më energjike, pa i ndarë në tanët”, pohoi ai.

Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është kjo të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. Më të mirët të jenë pjesë e jona. Më të mirët pa dallim, pa ngjyra, pa histori, duhet të bëhen pjesë e jona. Nuk është çështja të bëjmë numra, e të regjistrojmë familjen e të bëhemi një organizatë familjare. Na duhen njerëzit që kanë dicka për të thënë. Na duhet një hapje zemre e madhe e vërtetë dhe e besuar nga secili prej nesh. Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista, ne nuk mund ta pranojmë. Duhet nisur një punë në harmoni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: Jeni atje për të gjithë! PS duhet të jetë dhe do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë. “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”. Ky duhet të jetë motivi i të gjithëve”, tha Rama më tej.

Rama teksa kritikoi kryebashkiakët e PS për faktin se nuk përgjigjen, theksoi se ata të djathtë nuk shkruajnë fare. Po ashtu ai bëri me dije se nga sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Ne do fillojmë fushatën sot. Listat e përfaqësuesve nuk mund ti bëjmë natën e fundit. T’i bëjmë sipas qejfit e mos mbajmë asnjë përgjegjësi se si sillen. Këshilltarët bashkiakë sot, duhet t’i japin mundësinë shumë të tjerëve. Duke nisur në këtë fushatë të llogaridhënies të kryetarëve të bashkive. Atë që bëri qeveria duhet ta bëjnë kryetarët e bashkive në cdo njëri për të dëgjuar e mbledhur dhe qeveria duhet të kuptojë nëse e ka më për betejë kreun e bashkisë apo të gjejë një tjetër. Problemi kryesor i platformës: kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen. Niveli i përgjigjeve është shumë i ulët. Ata të PD nuk shkruajnë fare. Si ka mundësi, ndërsa çdo ministër e ka detyrë të merret me çdo ankesë dhe mban përgjegjësi individuale. Ndërsa te pushteti vendor, te bashkitë nuk ndodh. Kjo duhet të ndryshojë menjëherë. Do të jetë një nga kriteret që do i japim kreu të bashkisë që do të rikandidojë ose s’duhet të kandidojë”, tha Rama.

Duke listuar kritikat Rama theksoi se kryebashkiakët ende nuk po u japin paratë fermerëve.

“Sot akoma s’po u japin fermerëve paratë. Kush e mban përgjegjësinë. Kryetarët e bashkisë ca do i thoni pas një viti atyre në fshat që kemi bërë rrugë po pastaj? Sa agroturizme, sa pika grumbullimi. Reforma territorial është reformë me komponentë zhvillimi rural, që merret me njerëzit eksportet. Zero! Ca ti themi? Kanë të drejtë. Duhet ne të bëjmë më shumë s’ka rrugë tjetër. Cfarë ti themi më tutje atyre që duan të vijnë në Shqipëri e të shkojnë në hotele me 5 yje. Ku janë? Sa kohë do kalojë që të ndërtohen. I di unë projektet e bisedat puna është të bëjmë. Të bëjmë gjërat që mund të bëhen”, tha kryetari i PS.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në përudhën kur ishte opozita në pushtet kishte më shumë vrasje. Ai tha se duhet të vendoset një vijë e kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Rama sulmoi edhe gjykata dhe prokurorinë, teksa tha se në disa raste kanë liruar kriminale.

Në përudhen maj gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit për periudhën maj-gusht ka vetëm 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve nga një i çmendur. Në 2012 ishin 47. Tani këta që na flasin sikur këtu po ndodh hataja, janë këta që kanë drejtuar policinë e shtetit, ku kishte mbi 40 vrasje çdo verë. Ne jetojmë në kohën kur çdo shqiptar është një kameraman dhe një gazetar, janë rrjete sociale. Pra nuk ka vend për t’ju dhënë njerëzve pesë shifra. Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Se flitet për banda, por këta janë rrugaçër.

Duhet prokuroria, duhen edhe gjykatat të bëjne pjesën e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh. Kjo për të thënë se duhet ta komunikojmë me njerëzit, në të gjithë territorin me të gjitha mjetet.”- tha Rama.

M.H