Pjesë nga raporti i nënkolonelit francez Kreten për muajin maj 1920, ku trajtonte zhvillimin e ngjarjeve politike të ndodhrua në Korçë sidomos ato të fundit të majit, dhe acarimin e marrëdhënieve të popullit shqiptar e vecanërisht të popullsisë së krahinës së Vlorës. Pjesë është dhe ajo e situatës politike komplekse të disa fuqive ushtarake në vend dhe të disa kundërpërgjigjeve të popullit shqiptar të atyre viteve. Ndër të tjera Kreten për këtë situatë shprehet:
Zhurma e nisjes së afërme të trupave franceze në fillim shkaktoi një farë tronditje në vend. Kjo tronditje megjithatë u qetësua mbasi duke qëndruar në vend personeli i administratës franceze ‘’Kufijtë Shqiptarë’’ ndodheshin nën mbrojtjen e flamurit francez.
Kjo gjendje ishte e paparanueshme për banorët. Por kur u hap lajmi i pregatitjes që bënin trupat greke në Follorinë dhe në Epir, me qëllim që të pushtonin Korçën, atëherë indinjata shpërtheu në tërë vendin.
Rezistenca duket që në ditët e para, organizimi që lindi gjatë ngjarjeve të shtatorit të kaluar, u vu menjëherë në lëvizje.
Agjentët e qeverisë së Tiranës lëvizin. Ideja për t’u bashkuar me këtë qeveri, ide që i është shprehur zotit gjeneral Dë Furtu, kur ai vizitoi Korçën, po i shton gjithmonë e më shumë partizanët e saj. Brenda tri ditësh ishin dhënë të gjitha udhëzimet dhe më 26 maj agjentët e Tiranës, duke pasur me vete shumicën dërmuese të popullsisë vinin në zbatim projektin e tyre.
Ja një përmbledhje e ngjarjeve sipas rendit të tyre kronologjik: e premte 21 maj. Në orën 18 mitropoliti Jakov më dorëzon një letër të prefektit të Follorinës, me të cilën ky i fundit më njofton se: ‘’Me kërkesën e qeverisë greke, qeveria franceze kish pranuar që trupat franceze të mbeteshin në Korçë deri në arritjen e trupave greke dhe për t’u dorëzuar atyre detyrat.
Megjithatë zgjatja e pushtimit pranohej vetëm për dhjetë ditë dhe, në asnjë rast, nuk duhet të kalonte 28 majin.
Autoritetet greke ishin të autorizuara t’ua komunikonin këtë vendim, në formë imperative, autoriteteve franceze, në rast se këta nuk do të ishin informuar nga komanda franceze.
Dërgova menjëherë në orën 21, dhe më solli konfirmimin. Këta urdhra, që anullonin ata që kapiteni Martel i Shtatëmadhorisë së Trupave Franceze të Maqedonisë më kish dorëzua një ditë më parë, na vinin ne francezët, në një gjendje delikate, në të cilën prestigji i Francës kish rrezik të zhdukej.
E hënë 24 maj. Që një ditë më parë, lëvizjet e trupave greke, të sinjalizuara në Follorinë dhe në Epir shqetësonin opinionin. Vajtje-ardhjet anormale të oficerëve francezë ndërmjet Korçës dhe Selanikut ishin shenja që nuk i siguronin ata.
Parësia shqetësohet. Ajo më kërkon të dijë lajmet, u them se ende nuk di asgjë, porse nuk është e mundur që të sigurohet e ardhmja,
Ata më deklarojnë se, sido që të jetë puna, kanë vendosur të rezitojnë me të gjitha forcat e tyre dhe se askush nuk do të largohej nga territori në kundërshtim me sa ishte bërë në muajin gusht të vitit 1919.
Gjatë pasdrekes nënshkuan një protestë të destinuar z. Konsujve të Francës, të Anglisë dhe të Amerikës në Selanik.
E martë 25 maj. Qyteti është i qetë, megjithatë kuptohet se puna vazhdon. Zyrat nuk ua vënë shumë veshin punëve të përditshme. Kryepleqtë e fshatrave, të cilët kur të vijë çasti do të jenë udhëheqësit e çetave, vijnë në Korçë dhe shkojnë e bisedojnë me kapiten Selahedin të gjendarmërisë lëvizëse shqitpare.
Parësia qëndron vazhdimisht në sallën që i është rezervuar. Anëtarët e saj do të mblidhen atje në diskutime të papushim natë e ditë, deri më 28 maj.
Natën e 25 duke gdhirë 26 maji, civilë të armatosur bashkohen me patrullat e policisë. Togeri i rezervës Vote dhe togeri Oliv, gjatë një patrullimi i takojnë këto patrulla të përziera, i kthejnë prapa, urdhërojnë që civilët të mbyllen në postën e policisë dhe pak më vonë villojnë t’i pyesin.
Këta janë të rinj nga popullsia e Korçës. Ata deklarojnë se janë vullnetarë për të mbajtur rendin në qytet.
Togeri Oliv u përgjigjet se gjersa francezët janë në Korçë, ata nuk do të kenë nevojë për asnjeri për të mbajtur rendin. Armët u konfiskuan dhe të rinjtë u larguan në shtëpitë e tyre.
Në orën 1 të mëngjesit, xhandari francez që komandon postën e ngarkuar me mbikqyrjen e një reparti pune të të burgosurve, të vendosur në Maliq për tharrjen e Kënetës, telefonoi se skuadra e gjendarmërisë lëvizëse shqiptare që ish vënë në
dispozicion të tij ishte larguar natën, në bazë të një urdhri të ardhur nga Korça me ndërmjetësinë e kapiten Selahedinit. Togeri Oliv më raporton mbi çështjen. E dërgoj të marrë sqarime nga kapiteni Lonzhen, i cili deklaron se nuk ka dhënë asnjë urdhër të tillë.
Menjëherë pas kësaj më sjellin të burgosurit e Maliqit e arrijnë në Korçë në mëngjes.
E mërkurë 26 maj. Mbledh parësinë dhe u njoftoj incidentet e natës. Më deklarojnë se u vjen keq se ka pasur sigurisht një mosmarrëveshje.
Kapiteni Selahedin pohon, po jo me plot gojën, se nuk i ka dhënë ndonjë urdhër postës së Maliqit. Edhe atij i vjen keq për të gjitha këto incidente.
Të gjithë shfaqin keqardhjen. Por fakti është se policia, gjithë duke zbatuar urdhrat e togerit Oliv, fillon të ndjejë ndikimet e jashtme dhe gjendarmëria lëvizëse shqiptare nuk e njeh më autoritetin e komandantit francez, kapitenit Lonzhen.
Që në mëngjes herët njerëzit e fshatrave fillojnë të vijnë në Korçë turma-turma. Parakalojnë nëpër qytet pa armë, në katërsh kolonë të prirë nga kryepleqtë e fshatrave.
Ata u shmangen lagjeve ë populluara shumë dhe bulevardit, prandaj shkojnë e shpërndahen në lagjen myslimane.
Parësia, të cilën e pyes se ç’duan gjithë këta njerëz në Korçë, më thotë se është fjala për një demostratë krejt paqësore dhe se s’do të bëhet asgjë që nuk do të jetë e pranueshme nga komanda franceze. Pasdreke në orën 17, të gjithë manifestuesit, afro 10 000 veta me të cilën ishin bashkuar edhe gratë myslimane dhe gratë nacionaliste të Korçës si dhe nxënësit e shkollave, grumbullohen para bashkisë.
Flamuri francëz ngrihet dy herë nën brohoritjet e turmës. Pastaj ngrihet edhe flamuri shqiptar dhe të dy flamujt valviten së bashku. Mbahen fjalime.
Dërgoj togerin Oliv për të protestuar pranë parësisë. I përgjigjen me manifestime simpatie përkundrejt Francës dhe oficerëve tanë. Ky gjest shpjegohet në nevojën për t’i dhënë një mbështetje morale rezistencës dhe përtë siguruar mbrotjen e qytetit prej nesh.
Unë i kisha mbatur qitësit nëpër kazerma. Nuk dhashë urdhër që të ndërhynin për arsyet që paraqita në raportet e mia.
Në mbrëmje në orën 22, një delegacion i këshillit të parësisë më sillte një deklaratë me të cilën ish zhvendosur që Korça të bashkohej me Qeverinë shqiptare të Tiranës, dhe e dorëzonte administratën e territorit të vet ndër duart e përfaqësuesit të kësaj qeverie, zoti Eshref bej Frashëri.
Këtë nuk mund ta pranoja, derisa kisha një forcë në dispozicionin tim. Mora masa në këtë drejtim. Urdhërova një postë qitësish që të zënë zyrën e financave me t’u gdhirë. Natën dërgova dy kampionë për të marrë seksionet e mitralozëve, të cilat, duke u kthyer nga Pogradeci, ishin ndalur në Podgorice.
Togeri rezervë Votë dhe togeri Oliv shkojnë pranë këshillit të parësisë për të njoftuar qëllimin tim të vendosur për të përdorur forcën që të respektohej autoriteti im. Ata qëndrojnë me ta deri në orën 3 pas mesnatës dhe në fillim më raportojnë se parësia e shtyn zbatimin e vendimit që ka marrë.
Trupat greke, të përbëra pre dy regjimentesh, ishin në atë kohë afër Zelovës dhe përgatiteshin për ë marshuar mbi Kapshticë. Nga ana shqiptare majat e maleve po fillonin të mbusheshin me njerëz dhe gjendarmë shqiptare po organizonin rezistencën mbi rrugët e komunikacionit.
E enjte 27 maj. Dita e qetë në Korçë. Por aty nga dreka, shkëmbehen disa të shtëna pushkësh në kufi në afërsi të Kapshticës , ndërmet gjendarmëve shqiptarë dhe pararojeve greke. Thonë se këta të fundit nga Amerika, hyn në Korçë duke i rënë marshit Amber e Mëz dhe vjen të lozë Marsejezzën përpara zyrave të Administratës, ku vishej vetëm flamuri francez.
Qysh prej disa ditësh mitropoliti Jakov duke parë sesa e rëndë ishte situalta, fillon bisedimet me ndërmjetësinë e Pandeli Celës, ish ministër shqiptar, por vëllai i tij është grekofil i njohur.
Këto biseda arrijnë në një përfundim. Një delegacion i përbërë nga prifti Papapetro, përfaqësues i mitropolitit, Pandeli Cala ish-ministër shqiptar, Qani bej Dishnica i këshillit të parësisë, Nikolaq Zoi, drejtor i financave, duhet të shkojë në Follorinë ku do të takohet me otin Iliaqis, guvernator të Maqedonisë Perëndimore, pasi ka folur një herë më parë në Bresnicë me gjeneralin Trikupia, komandant ii trupave greke.
Me kërkesën e të dy palëve pranoj që delegacionin ta shoqërojë edhe togeri Vote. Delegacioni niset nga Korça në orën 15, mbarrin në Follorinë nga mbrëmja dhe hyn në lidhje me zotin Iliaqia dhe prefektin e qytetit.
Zoti Venizelo, mendimi i të cilit merret me telegram, përgjigjet afërsisht me këto fjalë: ‘’Marrëveshja mund të arrihet në këto baza: Zona asnjëanëse të pushtohet nga ne. Hollësitë e çështjes së banorëve të Korçës të rregullohet me zotin Jakov.’’
Delegacioni kthehet më 28 në mëngjes, luftimet pezullohen.
E premte 28maj. U njoftova për ngjarjet si më lart nga Bilishti, duke parë se, sidoqoftë, arritja e trupave greke në Korçë brenda ditës nuk ishte e mundur, në orën 8 u nis për një rrugë elementët e batalionit të 10-të, të mbledhur në Korçë brenda ditës nuk ishe e mundur në Korçë në gazermën Franshe D’Espere.
Në drekë, parësia me zotin Eshref bej Frashëri në krye më dorëzojnë një deklaratë të re, me të cilën më njoftojnë se janë të detyruar të marrin në dorë administratën e territorit. Ata më përsërisin simpatinë e tyre për Francën. Më kërkojnë që të lë në vend të tyre të gjithë funksionarët e shërbimeve franceze.
U deklaroj se duke mos pasur mjetet për t’i kundërshtuar, nuk më mbetej veç të pranoja atë që thoshin, por se gjesti i tyre për mua ish një vepër dhune dhe se protestoja në emër të vendit tim. Urdhërova togerin Oliv që të zbriste të gjithë flamujt francezë të ngritur në zyrë qeveritare. Gjatë pasdrekës i transportoa arkivat në banesën time dhe po atje vendosa edhe zyrat ushtarake.
Pas dreke, një delegacion në të cilin ishte edhe mitropoliti Jakov shkon në Kapshticë ku duhet të takohet me zotin Iliaqis, prefekt i Follorinës, dhe gjeneralin komandant të trupave greke.
Marrëveshja arrihet plotësisht me këto pika.
Zona asnjëanëse pushtohet nga Greqia. Për sa i përket mbahen të gjitha institucionet ekzistuese, shkollat, kishat e tjera, derisa të merret vendimi i Konferencës së Paqes, të cilin të dy palët zotohen ta respektojnë, njihen autoritetet lokale.
Autoritetet greke i zhvilluan të gjitha këto bashkëbisedime dhe morën të gjitha këto vendime pa u bërë asnjë lajmërim autoriteteve ushtarake franceze.
Sot zona asnjëanëse është pushtuar nga një kompani, qendra e së cilës është në Rakiekë dhe që dërgon posta fuqish të ndryshme në të gjithë territorin.
Kapiteni Tomasen që komandonte këtë territor, nuk është takuar deri tashti me asnjeri, as për ta njoftuar për gjendjen e re, as për të marrë njoftim për ndonjë urdhër.
Megjithatë, qysh prej 1 qershorit ai ndodhet në Kapshticë ku e urdhërova që të vendoste zyrën e tij.
Është e sigurtë se autoritetet greke u habitën nga rezistenca që gjetën. Të gënjyer nga agjentë të interesuar, ata kujtonin se trupat e tyre do të priteshin në këtë territor si trupa çlirimtare.
Gruaja e një oficeri grek të artilerisë, që ish nisur para të shoqit, kush ardhur në Bilisht më datën 25 maj pasdreke, shfaqte habinë e saj që nuk e shihte qytetin e zbukuruar me flamuj dhe në festë. Ajo kthehej nga kish ardhur e trembur nga qendrimi armiqësor i popullsisë përkundrejt saj.
Pogradeci e ndjeu efektin e ngjarjeve të Korçës.
Aty ishte ngritur flamuri shqiptar qysh më 27 maj, me gjithë protestat e komandantit Mortje.
Jashtë territorit. Marrëdhëniet e Qeverisë së Tiranës dhe të popullsisë shqiptare me autoritetet italiane të Shqipërisë Perëndimore janë bërë gjithmonë më të ndera si pasojë e incidenteve të ndryshme.
Gjendja është ajo e një kryengritjeje të armatosur ku fitues nuk janë italianët. Këta, pasi u larguan nga territoret e brendshme të Shqipërisë, kanë kurdisur turbullira në rajonin e Tiranës me qëllim që të përmbysin qeverinë e Aqif pashës.
Qeveria mundi t’i shpartallonte këto tentative. Gjatë shtypjes, një top dhe disa mitraloza, të cilët pretendimeve shqiptare u ishin dhënë nga vetë italianët kundërshtarëve të qeverisë, paskan rënë në duart e trupave qeveritare.
Italianët, që e kishin marrë vesh këtë, pretendojnë se këto armë ishin lënë prej tyre në depo në kohën e largimit të tyre dhe kanë akuzuar gjendarmërinë shqiptare se i ka vjedhur ato dhe kërkojnë që t’ua kthejnë.
Gjatë këtij operacioni që u zhvillua ndërmjet 10 dhe 15 majit, një funksionar shqiptar qenka vrarë dhe shumë banorë janë përdorur keq. Qeveria e Tiranës ka paraqitur një protestë kundër këtyre veprimtarive dhune.
Popullsia e zonave rreth e rrotull është ngritur një këmbë dhe, duke u bashkuar me gjendarmërinë e rregullt i ka detyruar italianët që të largohen pësëri nga Durrësi pas disa ditësh.
Nga ana tjetër, autoritetet italiane të Vlorës, meqë kishin arrestuar nënprefektin e Tepelenës, për shkak të mendimeve të tij nacionaliste, gjetën përballë tyre krejt popullsinë e rrethit të ngritur në këmbë, gjendarmëria locale u bashkua me këta. Një luftë e përgjakshme u zhvillua ndërmjet të dy palëve. Italianët paskan lënë robër në duart e shqiptarëve një ose dy topa e mitralozë. Ata kanë dërguar forca të reja në Vlorë, nga ana e popullsisë të fshatrave afër Vlorës.
Rebelimet e ushtarëve italianë, për të cilat jemi sinjalizuar, paskan ndodhur gjatë këtyre përleshjeve.
Popullsia e rrethit të Tepelenës, e Kurveleshit, e Kurveleshit dhe e rretheve të Vlorës është ngritur e tëra në këmbë. Ajo forcohet çdo ditë me vullnetarë të rinj. Qëllimi i saj qenka që të dëbojë nga Vlora italianët.
Qeveria deklaron se nuk është e zonja ta shtypë këtë Kryengritje. Në Vlorë italianët kanë shpallur ligjin e kohës së luftës.
Marrëdhëniet në mes të qeverisë së Tiranës dhe të serbëve sikur shkojnë drejt një marrëveshjeje. Por nga ana e shqiptarëve ka akoma një farë mosbesimi për shkak të manevrave të esadistëve që duket se përkrahen, në mos nga qeveria serbe, së paku nga autoritetet serbe të zonave kufitare: Dibra, Struga, Ohri dhe nga disa futje në tokën shqiptare nga ana e bandave esadiste që vijnë nga tokat serbe.
Lajmi i mundësisë së pushtimit të Korçës nga ana e grekëve ka shkaktuar një tronditje të madhe në Elbasan dhe Tiranë. Çeta gegësh janë nisur nga ky rajon për drejtim të Korçës për t’u vënë në dispozicion të organizatorëve të mbrojtes.
Thuhet se është në zhvillim e sipër rekrutimi i kontigjenteve të tjera. Kudo në Shqipëri po shfaqet një ndjenjë e fortë simpatie ndaj Francës, ndejnjë që mund të shfrytëzohet shumë mirë, në qoftë se mendohet se një gjë e tillë është me vend.
Min. Guerre –Paris