MENU

Referendumi në Maqedoni

Referendumi/ Hahn: ‘Do të fillojë procesi i verifikimit’

18.09.2018 - 15:59

Komisioneri evropian për Zgjerim, Johanes Hahn theksoi se referendumi i 30 shtatorit do ta përcaktojë të ardhmen e vendit dhe se nuk është koha për lojëra partiake. Hahn porositi të gjitha partitë politike që të kenë kujdes se si sillen dhe çfarë porosish përcjellin, ndërsa qytetarëve iu apeloi që të marrin pjesë në këtë referendum unik që do të ketë pasoja afatgjate për vendin, rajonin dhe gjithë Evropën.

Apeli im për qytetarët është i thjeshtë: informohuni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike për të votuar, që të dëgjohet zëri juaj. Është vendi juaj, e ardhmja juaj dhe zgjedhja juaj. Cilido qoftë vendimi juaj, ne jemi gjithmonë me ju, por mendoj se do të kemi më shumë mundësi nëse kemi të ardhme të përbashkët”- u shpreh Johanes Hahn, Eurokomisioneri për Zgjerim.

Në konferencën e përbashkët për media, Zaev dhe Han njoftuan se më 27 shtator do të fillojë procesi i verifikimit i njohur si skrining. HaHn tha se BE-ja do t’i sigurojë vendit trajnime dhe këshilla teknike për reformat, gjë që do ta sjellin përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve. Kryeministri maqedonas Zaev nga ana tjetër siguroi se vendi do të dyfishojë përpjekjet për realizimin e reformave.

Mbështetja miqësore në këtë fazë të këtij procesi është jashtëzakonisht e mirëseardhur, sepse na ndihmon të përmirësohemi, të bëhemi më të përgatitur për fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim”- deklaroi Zaev.

Gjatë vizitës dyditore në Shkup, Hahn përpos kryeministrit Zaev, takoi liderin e VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski por presidentin Gjorge Ivanov jo. Në vijim të vizitave të përfaqësuesve të BE-së para referendumit, të enjten pritet të vijnë në Shkup eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komisioneri apel Maqedonisë dhe Greqisë

Çështja e emrit/ Hahn: Pa u zgjidhur harrojeni BE-në

Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’