MENU
klinika

Referendumi për emrin e Maqedonisë

Mbyllet zyrtarisht votimi, pjesëmarrje e ulët/ Qytetarët protestojnë

30.09.2018 - 19:51

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit.

Tashmë prej orës 19:30 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët patën mundësi që të tregojnë bindjen e tyre kundrejt ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore

Ata ju përgjigjën pyetjes: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 18.30, në votime kanë dalë reth 35 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo 519 mijë e 400 qytetarë.

kolana e librave

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.

Për të qenë i suksesshëm referendumi duhet që të dalin në votim 50%+1 votues nga lista zgjedhore, apo rreth 903 mijë qytetarë. Për të vendosur qytetarët për njërin nga dy opsionet, Pro apo Kundër duhet që njëra palë të ketë 50%+1 votë më shumë se opsioni tjetër. Nga rezultatet paraprake, tani për tani ky duket një mision i pa mundur”, raportojnë mediat në Maqedoni.

Megjithatë, edhe ka pasur debate e interpretime të ndryshme, nëse me daljen eventuale nën 50 për qind do të konsiderohej i dështuar ose jo.

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’